Derisa pritet zyrtarizimi i iPhone 5 nga Apple, njoftimi i fundit thotë se kompania amerikane do ta prezantojë atë më 12 sthtator, ndërsa paraqitja e telefonit të shumë-pritur në treg do të bëhet në javën e tretë ose të fundit të muajit shtator.
Sipas iMore, Apple do të fillojë të pranojë para-porositë për iPhone 5 në ditën e njëjtë kur i njëjti të prezantohet në publik, përkatësisht më 12 shtator.
Nëse ndodh kështu, atëherë Apple do të ketë në dispozicion disa ditë për para-porosi të iPhone 5, dhe ngjashëm kompania ka vepruar edhe në të kaluarën.
Raportet jo-zyrtare thonë se iPhone 5 do të vijë me një dizajn më të hollë dhe sim-kartelën nano, si dhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç, i cili është më i madh se versioni aktual i iPhone.