e hënë, 13 gusht 2012

Ish Dj i Genta Ismajli: Genten e tmerron suksesi i Dafina Zeqirit

“Genta Ismajli dhe motra e saj më kanë sulmuar dhe më pas më kanë paditur”, kështu është shprehur ish- Dj personal i këngëtares kosovare, në një intervistë për suplementin THASH&THEM. Liridon Bajramaj i njohur si Djwron Don, ka punuar prej 2 vjetësh si dj personal i këngëtares dhe është larguar nga puna për shkak të një zënke me këngëtaren dhe motrën e saj. 25 vjeçari nga Gjilani, student në fakultetin Juridik tregon shkaqet e zënkës mes tyre, por edhe punën e vështirë që ka patur më këngëtaren. Ai thotë se ajo është shumë e paaftë dhe e tmerron suksesi i këngëtareve të tjera, ku njëra prej tyre është edhe Dafina Zeqiri. Ai shton gjithashtu se duke filluar nga sot ai do të jetë zyrtarisht Dj personal i reperit shqiptar, Big Basta.


Djwron Don prej sa kohësh njiheni me këngëtaren Genta Ismajli dhe kur keni filluar të punoni për të?
Gentën e njoh prej shumë vitesh po shoqëria e madhe ka lindur në vitin 2008 dhe në 2010 unë u bëra DJ personal i saj.
Javën e kaluar ne botuam një zënke mes jush, si është e vërteta e kësaj ngjarje, pasi këngëtarja pretendon që nuk është rrahur nga ju?
Genta thotë në intervista se ka qenë një zenkë dhe jo rrahje. Ne ishim në restorant Rozafa dhe ajo ishte shumë e shqetësuar dhe nervoze atë natë, pasi nuk i pëlqeu aspak vendi. Ndaj dhe më kërkoi të merrnim makinën dhe të largoheshim pasi nuk donte të fotografohej nga fansat. Shkuam në Malishevë aty ndalova makinë dhe ajo filoi të ofendonte me fjalë të pista që pse ndaluam, duke më kërkuar çelsat e makinës. Së bashku me motrën e saj më qëlluan me grusht në fytyrë, por unë nuk e sulmova Gentën sepse nuk di të gjuaj femra. Më pas janë qetësuar u’a kam dhënë çelsat e makinës dhe motra e saj ka shkuar deri tek restoranti të mar dhe menaxherin, dhe aty më ka thënë dil prej makine se ti nuk vjen me ne. Unë iu kërkova të më afronin deri në qendër të qytetit për të mar një taksi dhe jam kthyer në shtëpi. Kjo ka qenë e gjithë historia…
Ka ngritur edhe një padi kundër jush?
Genta është paraqitur në polici dhe ka thënë se më ka sulmuar dj im personal, më pas ka bërë public lajmin që më ka larguar nga puna, dhe kjo nuk është aspak e vërtet. Si mund të përputhen këto, njëherë nuk më ka sulmuar por ka qenë fjalosje, në polici ka thënë se më ka sulmuar, e në anën tjetër pa e prek me dorë, unë si mund të spjegoj kur ka angazhuar edhe avokat dhe ka marrë raport mjeku. Kam dhënë dhe unë deklaratën time në stacionin policorë të Malishevës, deklaratat nuk bën të publikohen sepse tani lënda ka kaluar në Gjykatë dhe presim nga Gjykata që të kryhet kjo punë.
Si sillet Genta Ismajli me stafin?
Stafi ka qenë i mirë dikur, por edhe atë e ka prishur Genta. Unë kam kaluar shumë mirë me një njeri të vetëm dhe ky ka qene menaxheri i e saj Nexhmi Mehmeti.
Keni kontaktuar më të?
Absolutisht dhe nuk do flas kurrë me të.
Si është ajo si këngëtare?
Është një këngëtare shumë e dobët, por mbi të gjitha edhe shumë llafazane. E tmerron suksesi i Dafina Zeqirit dhe e shan shumë atë.
Prej sa kohësh merreni me këtë profesion dhe çfarë po merreni aktualisht?
Unë merrem muzikë dhe jam Dj që prej vitit 2006. Nga sot e tutje do të jem Dj. personal i Big Bastës dhe do të vij më shpesh në Tiranë (qesh).
Gazeta Shqiptarja