e enjte, 16 gusht 2012

Cila do te jete surpriza e re e Dafina Zeqirit?


Ajo eshte mbushur me mjaft energji per te zbavitur publikun e saj me kenget e njepasnjeshme te lansuara gjate ketij viti. Ndonese tani ne kete periudhe thote se ka nisur realizimin e nje projekti tjeter te ri te cilen do ta lansoje se shpejti.
“Kam nisur punen per nje kenge dhe klip te ri dhe kur çdo gje te jete gati per lansim, atehere mund te flas me shume. Tani deshiroj qe gjithçka te mbetet surprize per adhuruesit e mi”, ka thene ajo per “Zerin”.
Edhe pse nuk preferon te flase per jeten e saj private, Dafina duket te jete e kenaqur me ditet qe po i jeton tani si singel. Ajo thote se eshte me e perkushtuar se kurre ndaj karrieres dhe primare per te tani per tani eshte karriera. Ajo planifikon qe ne çdo kohe te sjelle hite te reja per adhuruesit e saj dhe mbase ne te ardhmen do te realizoje edhe nje album. Stili dhe interpretimi i saj kane ndikuar mjaft shume te publiku, andaj edhe cilesohet si njera nga kengetaret me te kerkuara gjate kesaj periudhe.