Po shfaqen postimet me emërtimin Sport. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Sport. Shfaq të gjitha postimet

e shtunë, 26 janar 2013

Messi mund ti bashkohet Guardiolas në Bayern !


Eshtë një realitet që mund të ndodhë, Lionel Messi, mund t?i bashkohet Pep Guardioles, te Bayerni, për një shifër të pabesushme, 250 milionë euro, aq sa është klauzola e argjentinasit, raporton sajti spanjoll, “Fichajes.net”.Besohet se sponsorët e rekordmenëve gjerman, Audi dhe Addidas, do ta paguajnë klauzolen e lojtarit, pasi në rast transferimit të Messit në “Allianz Arena”, paratë do të fitoheshin nga marketingu.

e martë, 22 janar 2013

Pirateria: Premier League s’do te transmetohet me ne Shqiperi

Transmetuesit shqiptare nuk ftohen ne tender  
Ndeshjet e Premier League nuk do te transmetohen me nga kanalet shqiptare duke nisur nga sezoni i ardhshem.
Lajmi eshte bere i ditur nga e perditshmja britanike “Daily Mail” qe shkruante te dielen se Shqiperia eshte bere vendi i dyte ne bote, se bashku me Korene e Veriut, ku subjektet transmetuese nuk jane ftuar per te marre pjese ne tenderin per ndeshjet e Premier League, me kampionatin me te pasur ne bote qe ka ndermarre masa te forta per te ndalur piraterine.
Marreveshja e re per te drejtat TV ne me shume se 200 vende te huaja do t’i sjelle klubeve te Premier League nje perfitim prej me shume se 2 miliarde paundesh per tre vitet e ardhshme (2013-2016), ndersa pritet te sjelle nje total te ardhurash 5.5 miliarde paundesh kur te firmosen marreveshjet per te drejten TV me transmetuesit vendas te “Sky” dhe “BT”.
Nje pjese e madhe e ketyre parave do te shpenzohet me te shumten per pagat e majme te yjeve si Robin Van Persie, Wayne Rooney, Carlos Tevez apo Demba Ba.
Mirepo, keto marreveshje ruajne vleren e tyre vetem kur pirateria mbahet ne minimumin e mundshem dhe dekoderat e importuar nga Shqiperia jane kthyer ne nje problem te madh ne Britanine e Madhe, ku aktualisht eshte e mundur te shikosh drejtperdrejte ndeshje te Premier League nga kanalet shqiptare.
Per sa kohe drejtuesit e liges nuk ofrojne shitjen e te drejtave TV ne Shqiperi, ky problem eshte i zgjidhur, por tifozet shqiptare te futbollit anglez nuk do te kene mundesi te shikojne ndeshjet e Premier League nga kanalet vendase. E vetmja mundesi eshte qe te marrin dekoderat nga Greqia dhe Maqedonia.
Vendosmeria e drejtuesve te Premier League per te mbrojtur te ardhurat rekord nga te drejtat TV do te tregohet qarte edhe kete jave teksa dy shtetas britanike perballen me denime te mundshme me burg pasi kishin ndertuar nje skeme te guximshme qe u sillte perfitime te majme nga piratimi i ndeshjeve te kampionatit anglez.

e shtunë, 12 janar 2013

Al Jazeera bashkon Messin dhe Ronaldon

Messi dhe Ronaldo. Dy kundërshtarë dhe rivalë të betuar në fushën e lojës, dualizëm që po zgjat prej disa vitesh. Dy shkolla të ndryshme futbolli që po ndajnë në qëndrime një botë të tërë, ata që adhurojnë portugezin urrejnë argjentinasin dhe ata që thurin lavde për talentin e djaloshit nga Rosario, nuk duan të dëgjojnë të flitet për numrin 7 të Realit. Nuk i kemi parë të komunikojnë, madje shpesh në fushë kanë evituar njëri-tjetrin, por, për t’i afruar sa më shumë dhe për ta bërë më të pranueshme El Clasicon si një sfidë që mund të përballojë edhe dy yje në të njëjtën fushë, platforma televizive arabe, Al Jazeera i bashkon për herë të parë të dy në një spot promovues për ndeshjen e fillimit të Marsit. Reklama është ideuar në një shkëmbim interaktiv mesazhesh mes dy lojtarëve që nis me frazën e argjentinasit: Mezi po pres El Clasicon, ndërsa portugezi i përgjigjet: Edhe unë. Më pëlqen t’i shënoj skuadrës tënde, ndërsa Messi reagon portugalisht: Deri atëherë do të kem thyer edhe më shumë rekorde. Një ide gjeniale për të përjetësuar një sfidë që brenda saj ka një tjetër supersfidë, mes atyre që po dominojnë futbollin modern me qëndër në gadishullin Iberik. El Clasico po troket, SuperSport ju lë takim në muajin Mars.

Real Madrid, tifozët duan rinovimin e Ronaldos

Kristiano Ronaldo mbetet futbollisti më i dashur për tifozët madrilenë, të cilët e konsiderojnë prioritet rinovimin e kontratës së tij, që skadon në verë të 2015-ës. Në një sondazh të organizuar nga e përditshmja spanjolle AS, 80% e lexuesve që kanë marrë pjesë në votim, ose më saktë 57 178, ishin pro idesë që drejtuesit e Realit duhet t’ia rinovojnë sa më shpejt kontratën Ronaldos, për shmangur cdo interesim të mundshëm të ekipeve të mëdha evropiane, si Paris Sent Zhermen, që kanë resurset e nevojshme ekonomike për të blerë 27-vjecarin.
Kristiano Ronaldo, i cili shënoi një dygolësh ndaj Real Sociedadit më 6 janar në javën e 18 të Primera Divizion si dhe një tregolësh në Kupën e Mbretit ndaj Selta Vigos, është futbollisti me mesataren më të lartë të golave për ndeshje në historinë e klubit madrilen. Në sezonin e tij të katërt në Madrid Ronaldo ka shënuar 174 gola në 172 takime, me një mesatare 1.01 gola për ndeshje.

Lucas Moura i lumtur për debutimin me PSG

Lucas Moura u shpreh i kënaqur me debutim e tij të parë me Paris Saint German në ndeshjen kundër Ajaccio. Braziliani tha se forma e tij do të përmirësohet edhe më shumë në ndeshjet e ardhshme, duke u përshtatur më shumë me stilin e lojës.
20-vjeçari shtoi se i vetmi problem për të, është gjuha, por që është i gatshëm ta mësoj. Nga ana tjetër Jeremy Menez ka “nxehur” situatën në klub, pasi 25-vjeçari refuzoi të hynte në fushën e lojës për të zëvendësuar Lucas në minutat e fundit në sfidën me Ajaccio, nga ku më pas Carlo Ancelotti aktivizoi Kevin Gameiron.

e premte, 14 shtator 2012

Këngë për Granit Xhakën, shqiptari i Zvicrës (video)


 Ylli shqiptar që luan për Zvicrën, Granit Xhaka ka qenë i shumë përmendur ditëve të fundit në mediat zvicërane dhe shqiptare para dhe pas ndeshjes Zvicër-Shqipëri.

Ata që e quajtën tradhtar, siç raporton shqiptarja, gabuan, ata që i thanë shqiptar, këtë e vërtetuan, pasi që Graniti pas ndeshjes, midis stadiumit zviceran e konfirmoi këtë me deklaratën ku tha se është krenar që është shqiptar.

Më shqiptar u duk edhe në fushë ku në një rast ai si duket qëllimisht huqi, duke e falur atdheun e tij, Shqipërinë.

Duke qenë krenar që është shqiptar, atij i është kushtuar edhe një këngë shqip, e cila ka filluar të dëgjohet shumë këto ditë e fundit. 

e enjte, 13 shtator 2012

Granit Xhaka s’bashku me tifozet “Kuq e ZI”(video)

Ne kohën kur janë zgjuar shumë debate rreth futbollistëve kosovar qe u paraqiten kunder perfaqesueses shqiptare,"Shtypi i Dites" ju sjell nje video qe perkujton edhe takime shumë te bukura ne mes te tifozëve”Kuq e Zi” dhe Granit Xhakes.

Zvicër, mediat shënjestrojnë Xhakën


Edhe pse një fitore e pastër dhe thuajse e thjeshtë ajo e Zvicrës përball Shqipërisë 2-0, falë gabimeve të mbrojtjes sonë, me sa duket mediat zvicerane nuk janë edhe aq të kënaqura, e nën shënjestrën e tyre është Granit Xhaka. 
Mesfushori i Borusia Myshengladbahut është konsideruar prej tyre se e ka falur golin e tretë, pikërisht në një rast në minutat e fundit të takimit. Për mediat zvicerane ishte një tolerim, mungesë dëshire për t’i shënuar Shqipërisë.
Sipas komentatorit vendas, një nga të rinjtë më teknik dhe me më shumë të ardhme në Europë, nuk mund të gabojë një rast si ky ku mjaftonte vetëm ta shtynte topin në portë. Analizën e tij ai e mbyll me fjalinë: “Xhaka duhet të jetë i kënaqur, pasi nuk i shënoi Shqipërisë.”
Mesfushori kosovar i pyetur për këtë episod deklaron se ishte thjesht një moment hutimi dhe mungese kontrolli i topit, duke e anashkaluar me faktin se të paktën fitoi Zvicra. Për trajnerin Hitcfeld, Xhaka ashtu si edhe Shaqiri janë lojtarë shumë të rinj dhe tifozeria e shumtë shqiptare në Swissport Arena të Lucernës, ushtroi shumë presion.  “Ishte i lodhur, por sigurisht që kishte dëshirë ta shënonte atë gol”, thotë Hitcfeld.
Ndërkohë pyetjes që i mundoi shumë tifozë e sportëdashës shqiptar nga të gjitha trevat ishte ajo se përse këta lojtarë nuk zgjodhën Shqipërinë? I pyetur nga mediat zvicerane Xherdan Shaqiri, konfirmon: “Nuk luaj me Shqipërinë sepse nuk më ka pyetur njeri ndonjëherë nëse dua apo jo të luaj me Shqipërinë, gjithsesi, ishte një ndeshje emocionuese”.
Një deklaratë e tepërt kjo e Shaqirit, ashtu si e di edhe ai vetë më mirë, që në bazë të rregulloreve ndërkombëtare të FIFA-s nuk është e mundur që ai të luante me përfaqësuesen shqiptare, kur kishte debutuar me Zvicrën në U17 dhe nuk posedonte një pasaportë shqiptare. Ndërkohë FSHF përvecse konfirmon këtë gjë, thekson edhe një herë ndjekjen e cdo emri të spikatur të futbollistëve shqiptar të lindur apo rritur jashtë, për t’i afruar brenda afatit të lejuar, ose minimumi për t’i pajisur me pasaportë shqiptare, që t’i lë më pas në dorë atyre zgjedhjen se ngjyrat e kujt flamuri do të përfaqësojnë.

e mërkurë, 12 shtator 2012

Valon Behrami ofendon tifozat Kuqe Zi

Futbollisti me origjine shqiptare i kombetares Zviceriane Valon Behrami, ka bere nje loje te ndyre dhe te turpshme kunder kombetares se kombit te tij, eshte gezuar si i cmendur me fitoren qe ka bere kombetarja zviceriane kunder asaj shqiptare.
Behrami feston, luan per karton te kuq sikur po luante kunder Serbve dhe ne fund ne intervista per mediat europiane provokon :
Nuk jam tradhetar i kam kerkuar tifozeve qe te flas me ta por ata jane te PA KULTURUAR DHE SKANE NIVEL !

Behrami eshte njeri shume i ulet se para disa vitesh i eshte bere ftese nga kombetarja shqiptare dhe ky e refuzoi, ketej thot jam shqiptar e pastaj i ul poshte shqiptaret.
Per me teper shikoni videon e meposhtme

e martë, 11 shtator 2012

Cfare mendoni per kete mesazh te Xherdan Shaqiri?


Rrufeja vret një ekip të tërë (VIDEO)


Një nga vdekjet më të çuditshme masive është vdekja e 11 lojtarëve të një skuadre futbolli në Republikën Demokratike të Kongos kur një vetëtimë ra mu në mes të fushës.
Ndërkohë që binte shi dhe moti dukej se po përkeqësohej po zhvillohej ndeshja mes Bena Tshadi dhe skuadrës vizitore Basanga në lindje të provincës së Kasai-t. Pikërisht kur tabela shënonte rezultatin 1 me 1 një vetëtimë goditi mu në mes të fushës. 11 lojtarët e skuadrës vizitore vdiqën të gjithë.
30 njerëz të tjerë pësuan dëmtime, sidomos djegie, ndërsa asnjë nga lojtarët e skuadrës vendase nuk pësoi as dëmtimin më të vogël.

e diel, 2 shtator 2012

Kryendeshja i takon Romës (Video)


Roma e ka fituar ndeshjen kryesore të javës së dytë në Serie A. Giallorossët kanë triumfuar si mysafirë të Interit me rezultat 3-1.
Ishin mysafirët ata që e shënuan golin e parë në ndeshje. Një harkim mjeshtëror i Francesco Tottit, e gjeti Alessandro Florenzin, i cili me kokë e mposhti portierin Castelazzi (15’).


Mirëpo, pa u mbyllur pjesa e parë (45’+1), zikaltrit i barazuan shifrat. Një top i gjatë i Wesley Sneijderit e gjeti Antonio Cassanon dhe ish-sulmuesi i Milanit bëri që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat të barabartë.
Në gjysmën e dytë, Giallorossët u shfaqën edhe më të fuqishëm, ata arritën të shënojnë dy herë.
Një pasim mbresëlënës të Tottit e shndërroi edhe më bukur në gol Pablo Osvaldo (67’), për ta rikthyer epërsinë e mysafirëve.
Në vazhdim, Marquinho pranoi një top nga Osvaldo për ta vulosur fitoren e ekipit nga kryeqyteti (81’).
Pas javës së dytë, Roma ka katër pikë, ndërsa Interi mbetet në kuotën e tri pikëve. /Telegrafi/


Barcelona sot me tranjer tjetër


Barcelona sot do të ketë në pankinë një trajner tjetër. Tito Vilanova është i suspenduar ndërsa vendin e tij do ta zë asistenti i tij Jordi Roura.
Përballjen me Valencian, Vilanova do ta shikoj nga tribuna ndërsa Roura do të marrë paraprakisht instruksionet e Vilanovës për të drejtuar këtë takim.
Tito Vilanova është i suspenduar me 2 ndeshje për shkak të përjashtimit të tij në ndeshjen ne Osasunën për kritikat ndaj gjyqtarëve.

e hënë, 27 gusht 2012

Tifozat Kuq e Zi lëshojnë deklaratë për media


Grupimi mbarëkombëtar i tifozëve të Kombëtares dënon aktin e Policisë së Tiranës për bllokimin e Koreografisë tonë në ndeshjen e Kombetarës Shqiptare ndaj asaj Franceze.

Grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, i themeluar në dhjetor të 2003, ka qenë gjithmonë pararojë e tifozerisë Shqiptare, me koreografi, himn dhe përkrahje në mënyre masive të Kombëtares tonë. Parrullat: O sa mirë me qenë Shqiptar!; 1 Komb 1 Kombëtare; Veç Shqipni Etnike, kurgjo tjetër; Proud to be Albanian; kanë bërë që të zënë vend në zemrat e çdo Shqiptari.

Në stadiumet e botës kemi marrë vleresimet me pozitive për organizimet e ndeshjeve, në Holandë, në Zvicër, dhe Luksemburg, si dhe në ndeshjen me greqine më 4 shtator 2004. Si rezultat i ketyre vlerësimeve, bashkëpunimi me policinë ka qenë në nivele maksimale.

Për shkak të një videoklipi për këngen e Kombëtares, kemi bërë koreografine me foton e Shqipërisë. Ditën e ndeshjes do të rregjistrohet videoklipi i këngës së Tifozave dhe pamjet filmike janë shumë të rëndesishme për ne, për shkak te numrit të madh të anëtareve tanë (1000 persona) dhe koreografise. Pa asnjë shpjegim nga ana e Policisë së Shtetit, kjo koreografi po bllokohet që të hapet ne stadium. I kujtojmë Policisë së Shtetit se në stadiumet Shqiptare po hapen koreografi dhe flamuj të të ashtuquajturit vorio-epir dhe ajo nuk reagon me bllokime, po ashtu ndodhi në ndeshjen e luajtur në Shkodër ndaj malit te zi ku u hap parrulla: “Shkodra është mal i zi”, në sheshet tona po ngrihet flamuri dhe buste grek dhe serb, dhe prapë asnjë reagim nga policia e shtetit. Rasti më i fundit, është vizita e delegacionit grek në takim me policine shqiptare, ku nuk pati asnjë lloj reagimi ndaj shqiptarëve të kthyer në kufi. Policia tregon “forcen” e vet ndaj një cope, ndaj një koreografie, ndaj një grupi djemsh që përkrahin veçse Kombëtaren dhe ngjyrat Kuq e Zi. Muskujt e shtetit dolen në pah.

Kërkojmë nga Policia Shqiptare që të mos e bllokojë koreografine dhe të na hedhi në plehra mundin, djersën dhe paratë tona.
Mbetemi me shprese qe ky problem i shkaktuar nga Policia e Shtetit te zgjidhet sa me pare.

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar

e premte, 24 gusht 2012

Barça pak më e mirë se Reali (video)

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës të zhvilluar në Camp Nou.
Pjesa e parë filloi me një lojë tejet të baraspeshuar nga të dyja palët. Ishte Barcelona ajo që dominoi në posedim, kurse Real Madridi mbrohej me të gjithë lojtarët, duke parë që në lojë mungonte Pepe dhe ishte një talent si Callejon.
Sidoqoftë, Barcelonës i takuan sulmet e para. Lionel Messi u shfaq rrezikshëm në dy mundësi, në të cilat dështoi t’i japë epërsinë ekipit të tij.
Real Madridi kishte mundësi për dy kundërsulme, të cilat dështuan për shkak se Sami Khedira dhe Karim Benzema ishin tejet të pa disponuar për lojë.
Mourinho dhe Tito Vilanova paqësisht shtrënguan duart para takimit, duke i dhënë fund spekulimeve për rivalitetin mes tyre. Kujtojmë se vitin e kaluar Mourinho e sulmoi Vilanovan duke futur gishtin në syrin e tij pikërisht në ndeshjen e Superkupës të zhvilluar në Camp Nou.

Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan shumë. Real Madridi e hap lojën më shumë dhe fillon të kërkojë golin.
Si rezultat, pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Mesut Ozil, ishte futbollisti më i kompletuar në botë, Cristiano Ronaldo, ai që me kokë më së miri u gjend për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Real Madridit (54’).
Gëzimi i madrilenëve zgjati vetëm dy minuta. Një pasim mjeshtëror të Javier Mascheranos e shfrytëzoi Pedro, i cili shënoi bukur për 1-1 dhe barazimin e rezultatit (56’). Nga syri jonë, Pedro ishte në pozitë jashtë loje, edhe pse gjyqtari mendoi ndryshe.
Në vazhdim të takimit Barcelona e merr lojën në dorë, edhe pse në lojë inkuadrohen edhe Higuain dhe Di Maria. Ndeshja hapet deri në maksimum.
Pas një aksioni nga Andres Iniesta, ishte mbrojtësi Sergio Ramos ai që ndërhyri ashpër në mesfushorin spanjoll, duke detyruar gjyqtarin tejet kontravers të akordojë penalti. Penaltinë me sukses e ekzekutoi futbollisti më i mirë në planetin Tokë, Lionel Messi, për 2-1 (69’).
Real Madridi pa ndonjë opsion shtesë e hap lojën për të kërkuar golin e barazimit.
Këtë më së miri e shfrytëzuan Iniesta dhe Xavi, të cilët organizuan një aksion të mrekullueshëm nga cili realizoi ky i fundit për 3-1 dhe tashmë fitoren e Barcelonës të sigurt në këtë takim (77’).
Megjithatë, i inkuadruari në lojë, Angel Di Maria, i komplikoi gjërat për katalanasit, pasi me golin e tij për rezultatin 3-2 realizuar në minutën e 85-të, gjithçka për Superkupën është e hapur.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-2 dhe tashmë gjithçka është e hapur për sfidën kthyese që zhvillohet në Santiago Bernabeu pas një jave. Real Madridit i mjafton një fitore minimale për të fituar trofeun, kurse Barcelona me një barazim do të ishte triumfuese. /Telegrafi/

Barcelona 3-2 Real Madrid footyroom.com by Futbol2101

e hënë, 20 gusht 2012

FIFA 13, më spektakolare se kurrë më parë (VIDEO)

Vjen në mënyrën më spektakolare të mundshme “FIFA 13″, një prodhim i EA Sports. Videoja më e fundit e prodhuar në Koln të Gjemanisë, duke e vërtetuar edhe një herë se FIFA, aktualisht është lider në video-gamet për futbollin.


Kur t’iu bjerë në dorë verdikti i fundit i FIFA 13 do të keni mundësinë të luani me të gjithë yjet e futbollit por ajo që bie më shumë në sy janë dy yjet e Milan: Alexandre Pato dhe Kevin Prince Boateng, të cilët duken në super formë dhe janë ndër futbollistët më të mirë të këtij versioni.

e mërkurë, 8 gusht 2012

Tenistja ndryshon të brendshmet Live në fushë (VIDEO)


Edhe pse nuk është fenomeni më i famshëm, pra ndryshimi i të mbathurave nga atletet në fushë gjatë lojës, nuk është e zakonshëm, por ja që ndodh. Kështu dhe tenistja serbe, Elena Jankoviç, e cila është konsideruar si tenistja më e nxehtë në listën e tenisteve.
Skena u regjistrua në Roland Garros në verën e vitit 2006, gjatë ballafaqimit me francezen Bartoli dhe ishte e qartë se Jankoviç jo vetëm që ka nuk kishte… pezullim, por ajo tregoi se di të argëtohet…
Sa për historinë, duhet thesar se Jankoviç kishte fituar ndeshjen në fjalë, madje ishin të shumtë ata të cilët folën për… fat të ndryshoj të brendshmet Live në çdo ndeshje!

Lojtarët e Milanit grabiten në lokal


Ata janë ftuar nga kamarierët që të dalin jashtë pa ngrënë darkë. Ata sapo kishin porositur antipastën, kur kamarieri u kërkoi të dinin. Problemi i vetëm për futbollistët Bonera, Antonini e Emanuelson, ka qenë pak lot nga sytë nga gazi i përdorur nga grabitësi. “Sapo jemi kthyer nga një darkë fantastike, tani po shkojmë në hotel”, shkruante me ironi pas incidentit Emanuelson, në Tuiterin e tij. E ndërkohë, administratori i Milanit Adriano Galiani ka takuar dje presidentin e Realit Florentino Perez në lidhje me çështjen “Kaka”.
Drejtuesi i klubit kuqezi e ka kërkuar brazilianin bo-rxh me të drejtë blerjeje vitin e ardhshëm, por madrilenët kërkojnë para “të thata”, pasi u duhen për të blerë Luka Modriç nga Totenhemi. Operacioni gjithsesi nuk është aq i vështirë, por Galianit i duhet të “zgjidhë paksa qesen”. E ndërkohë, mbetet në lojë edhe pista Edin Xheko, por mediat angleze bëjnë të ditur se klubi i Mançester Sitit i ka thënë jo ofertës.

Hedhja më e turpshme e lojërave në Londër (VIDEO)

Zhytësi gjermani Stephan Feck ka zhgënjyer veten dhe të gjithë botën me zhytjen katastrofale nga 3 metra lartësi. Kjo zhytje me siguri do të mbahet mend si zhytja më e dobët e Lojrave Olmpike Londër 2012.