e shtunë, 12 janar 2013
Al Jazeera bashkon Messin dhe Ronaldon
Messi dhe Ronaldo. Dy kundërshtarë dhe rivalë të betuar në fushën e
lojës, dualizëm që po zgjat prej disa vitesh. Dy shkolla të ndryshme
futbolli që po ndajnë në qëndrime një botë të tërë, ata që adhurojnë
portugezin urrejnë argjentinasin dhe ata që thurin lavde për talentin e
djaloshit nga Rosario, nuk duan të dëgjojnë të flitet për numrin 7 të
Realit. Nuk i kemi parë të komunikojnë, madje shpesh në fushë kanë
evituar njëri-tjetrin, por, për t’i afruar sa më shumë dhe për ta bërë
më të pranueshme El Clasicon si një sfidë që mund të përballojë edhe dy
yje në të njëjtën fushë, platforma televizive arabe,
Al Jazeera i bashkon për herë të parë të dy në një spot promovues për
ndeshjen e fillimit të Marsit. Reklama është ideuar në një shkëmbim
interaktiv mesazhesh mes dy lojtarëve që nis me frazën e argjentinasit:
Mezi po pres El Clasicon, ndërsa portugezi i përgjigjet: Edhe unë. Më
pëlqen t’i shënoj skuadrës tënde, ndërsa Messi reagon portugalisht: Deri
atëherë do të kem thyer edhe më shumë rekorde. Një ide gjeniale për të
përjetësuar një sfidë që brenda saj ka një tjetër supersfidë, mes atyre
që po dominojnë futbollin modern me qëndër në gadishullin Iberik. El
Clasico po troket, SuperSport ju lë takim në muajin Mars.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment