Këngëtarja e hitit “How We Do (Party)”, do ta lëshojë albumin e saj të parë “Ora” të hënën e ardhshme në Britani dhe mendon se albumi i saj në të vërtetë reflekton personalitetin e saj.
“Më pëlqen të bëj gjëra të cilat njerëzit nuk i presin nga unë. Nuk jam e një-anshme, edhe unë jam njerëzore. Më pëlqejnë ndejat, por po ashtu preferoj muzikë të mirë”.
“Mezi pres njerëzit ta kenë në dorë albumin. Do të ketë shumë kuptim. Doja të sigurohesh se bëj një incizim që është gjithçka ndryshe, pasi kurrë nuk jam rritur duke dëgjuar vetëm një lloj muzike”, ka thënë Rita për Daily Star.