Pjesa e parë filloi me një lojë tejet të baraspeshuar nga të dyja palët. Ishte Barcelona ajo që dominoi në posedim, kurse Real Madridi mbrohej me të gjithë lojtarët, duke parë që në lojë mungonte Pepe dhe ishte një talent si Callejon.
Sidoqoftë, Barcelonës i takuan sulmet e para. Lionel Messi u shfaq rrezikshëm në dy mundësi, në të cilat dështoi t’i japë epërsinë ekipit të tij.
Real Madridi kishte mundësi për dy kundërsulme, të cilat dështuan për shkak se Sami Khedira dhe Karim Benzema ishin tejet të pa disponuar për lojë.
Mourinho dhe Tito Vilanova paqësisht shtrënguan duart para takimit, duke i dhënë fund spekulimeve për rivalitetin mes tyre. Kujtojmë se vitin e kaluar Mourinho e sulmoi Vilanovan duke futur gishtin në syrin e tij pikërisht në ndeshjen e Superkupës të zhvilluar në Camp Nou.
Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan shumë. Real Madridi e hap lojën më shumë dhe fillon të kërkojë golin.
Si rezultat, pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Mesut Ozil, ishte futbollisti më i kompletuar në botë, Cristiano Ronaldo, ai që me kokë më së miri u gjend për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Real Madridit (54’).
Gëzimi i madrilenëve zgjati vetëm dy minuta. Një pasim mjeshtëror të Javier Mascheranos e shfrytëzoi Pedro, i cili shënoi bukur për 1-1 dhe barazimin e rezultatit (56’). Nga syri jonë, Pedro ishte në pozitë jashtë loje, edhe pse gjyqtari mendoi ndryshe.
Në vazhdim të takimit Barcelona e merr lojën në dorë, edhe pse në lojë inkuadrohen edhe Higuain dhe Di Maria. Ndeshja hapet deri në maksimum.
Pas një aksioni nga Andres Iniesta, ishte mbrojtësi Sergio Ramos ai që ndërhyri ashpër në mesfushorin spanjoll, duke detyruar gjyqtarin tejet kontravers të akordojë penalti. Penaltinë me sukses e ekzekutoi futbollisti më i mirë në planetin Tokë, Lionel Messi, për 2-1 (69’).
Real Madridi pa ndonjë opsion shtesë e hap lojën për të kërkuar golin e barazimit.
Këtë më së miri e shfrytëzuan Iniesta dhe Xavi, të cilët organizuan një aksion të mrekullueshëm nga cili realizoi ky i fundit për 3-1 dhe tashmë fitoren e Barcelonës të sigurt në këtë takim (77’).
Megjithatë, i inkuadruari në lojë, Angel Di Maria, i komplikoi gjërat për katalanasit, pasi me golin e tij për rezultatin 3-2 realizuar në minutën e 85-të, gjithçka për Superkupën është e hapur.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-2 dhe tashmë gjithçka është e hapur për sfidën kthyese që zhvillohet në Santiago Bernabeu pas një jave. Real Madridit i mjafton një fitore minimale për të fituar trofeun, kurse Barcelona me një barazim do të ishte triumfuese. /Telegrafi/
Barcelona 3-2 Real Madrid footyroom.com by Futbol2101