e premte, 24 gusht 2012

Ja 10 arsyet përse dikush mund të na fshijë nga fb


Shumë nga përdoruesit e Facebook, ndoshta dhe ne vetë, mund të konstatojmë se papritur nuk figurojmë më në listën e miqve të një personi të caktuar. Kur e gjejmë veten jashtë, pyesim: “Përse ka ndodhur..?”
Një shkencëtar nga Kolorado studioi çështjen dhe jep 10 arsyet pse kjo mund të ndodhë. Duke lexuar shpjegimet mund të kuptoni pse dikush, dikur ju fshiu nga lista e tij e miqve.
10 top arsyet pse dikush vendos për të fshirë dikë tjetër nga lista e miqve online në Facebook janë:
1. Postime të mërzitshme
Postime të përsëritura, të kopjuara nga faqe të tjera, që nuk kanë aspak fantazi apo origjinalitet nuk sjellin asnjë interes për miqtë virtualë, madje ato mund të bëhen aq të mërzitshme, saqë ata të vendosin të mos i shohin më.
2. Përditësimet e shumta të statusit
Statuse që përditësohen orë e çast, për çdo veprim apo ndjesi, mund të shqetësojnë miqtë tanë, të cilët kanë dëshirë të ndjekin një panoramë më të gjerë të aktivitetit të gjithë miqve.
3. Komentet e ashpra apo të vrazhda
Rrallëkujt mund t’i pëlqejnë komentet pa takt në profilin e tyre, por edhe nëse i lexojnë ato në profilet e miqve. Askush nuk do donte që një ditë t’i lexonte këto postime në faqen e vet, ndaj merr masa parandaluese duke përdorur obsionin “unfriend”.
4. Perceptimet e ndryshme politikeNë Shqipëri, kjo dukuri është e shpeshtë, përsa kohë politika zë një pjesë të rëndësishme të jetës së njerëzve, ndërkohë që ende mungon toleranca për të pranuar me qetësi dhe pa fyerje pikëpamjet politike të shprehura hapur nga dikush tjetër. Pa harruar faktin që në fb mund të kemi “friend” edhe personazhe të politikës.
5. Besimet fetare
Në Shqipëri kjo pikë nuk përbën problem, përveç rasteve kur dikush bën propogandë të tepërt fetare në profilin e vet.
6. Fund i një miqësie / marrëdhënieNatyrisht që fundi i një miqësie reale, përbën edhe fundin e miqësisë virtuale. Duket mëse e natyrshme dhe e arsyeshme që të mos e mbajmë në listën e miqve virtualë dikë, me të cilin nuk komunikojmë më, për arsye të ndryshme.
7. Komentet raciste
Në fb mund të kemi miq të të gjitha kombësive dhe racave dhe nuk mund të pranojmë që dikush të lëshojë komente fyese në drejtim të tyre. Kjo do të konsiderohej si mungesë përgjegjësie nga ana jonë dhe një lloj “tradhtie” në heshtje për miqtë “e prekur” nga komente të tilla.
8. Mospajtime (offline)
9. Mospajtime (online)
Konfliktet e ndryshme në bashkëbisedimet online apo nëpërmjet komenteve dhe mesazheve, mund të kenë si zgjidhje përfundimtare, fshirjen e bashkëbiseduesit nga lista e miqve.
10. Për të shmangur telashet nga prindërit
Sidomos tek adoleshentët e më të vegjëlit, prindërit kërkojnë të kenë nën kontroll llogarinë e tyre në fb, për të shmangur kontakte të rrezikshme me njerëz të panjohur, apo që ata i konsiderojnë të papërshtatshëm.
Ja pra e kemi në dorë që të jemi të këndshëm, në mënyre që askush të mos detyrohet të na fshijë nga lista e miqve virtualë, në rrjetin social fb.