e premte, 3 gusht 2012

Zbulohet Sekreti i Mona Lises


Arkologet thone qe ata kane gjetur nje skelet te plote te varrosur nen dyshemene e nje manastiri te braktisur ne Firence ne Itali.
Skeleti mund t’i perkase Lisa Gherardinit, gruas e cila mendohet qe e ka frymezuar Leonardo Da Vinci-n per Mona Lisa-n e tij.
Kockat jane gjetur nen mbetjet e nje altari.
D’Aquino dhe koleget e saj germuan neper me shume se 1 meter beton perpara se te mund te arrinin deri tek skeleti.
Gjuetia e kockave e cila nisi qe vitin e kaluar, ka si qellim qe te mund te rindertoje fytyren e Lises per te pare nese tiparet e fytyres se saj perputhen me ato te piktures ikonike qe varet ne Muzeun e Luvrit ne Paris.
Ne fakt shume studioze mendojne qe Mona Lisa, e njohur si Gioconda ne Itali apo si La Joconde ne France, eshte portreti i Lisa Gherardinit, nje pjesetareje te nje familje te vogel fisnikesh me origjine rurale e cila u martua me tragtarin e pasur Francesco del Giocondo.
Ky projekt ambicioz eshte i drejtuar nga Silvano Vinceti, president i nje organizate private te njohur si National Committee for the Promotion of Historic and Cultural Heritage.
Vinceti i ka bazuar kerkimet e tij ne dokumentat e gjetura nga historiani Giuseppe Pallanti disa vjet me pare.
“Lisa Gherardini ka ekzistuar vertet dhe jetonte nje jete te zakonshme.” – tha Pallati i cili nuk eshte i perfshire ne projekt.
Historiani gjurmoi historine e Lises qe nga lindja e saj ne daten 15 qershor te vitit 1479, dhe deri ne vdekjen e saj ne moshen 63 vjecare.
Ne kerkimet e tij Pallanti gjeti disa dokumenta interesante, si per shembull gjeti testamentin e Francesco del Giocondo.
Ne testament ai i kerkonte vajzes se tij me te vogel, Marietta te kujdesej per gruan e tij te dashur Lisa.
Ne ate kohe, Marietta, nje prej pese femijeve te Lisa dhe Francesco, ishte bere nje murgeshe dhe e solli mamane e saj ne konventen e afert te Sant’Orsola.
Lisa qendroi aty deri ne vdekjen e saj, sipas nje dokumenti te njohur si “Libri i Vdekjeve”, i cili eshte gjetur nga Pallanti ne arkiven e kishes.
“Lisa di Francesco del Giocondo vdiq ne daten 15 korrik te vitit 1542 dhe eshte varrosur ne Sant’Orsola.” – thuhej ne dokument.
Sipas dokumentave ne funeralin e saj u paraqiten shume njerez, gje qe tregon qe ajo ishte e njohur ne shoqerine ne Firence.
Vicenti tha qe kockat e zbuluara do t’i nenshtrohen shume analizave.
“Nese kockat jane te nje skeleti femer, atehere do te kete dy mundesi: Ato i perkasin ose Maria del Riccio ose Lisa Gherardinit. Sipas te dhenave historike, vetem keto dy gra te cilat nuk ishin murgesha, u eshte bere varrim i vecante ne konvente.”
Do te behen krahasime me ADN-ne e Bartolomeo dhe Pierino, femijet e Lises qe jane te varrosur ne kishen e Santissima Annunziata ne Firence.