e hënë, 30 korrik 2012
Genta Ismajli dhe Nora Istrefi ngrenë temperaturat
Që skena do atraktivitet, këtë gjë e kanë dëshmuar edhe këngëtaret tona të reja, të cilat gjithmonë mundohen të sjellin diçka më speciale për fansat e tyre, veçanërisht nëpër koncerte. Muaji i Ramazanit si duket nuk i ka penguar aspak koncertet e këngëtarëve, përkundrazi po ua shton punën atyre. Këtë radhë vendosëm të komentojmë daljet e fundit të dy këngëtareve seksi kosovare, Genta Ismajli dhe Nora Istrefi.
Në një nga koncertet e saj në Gjilan, Genta si gjithmonë me performancat e saj seksi është ngjitur te disa shkallë të diskotekës, duke bërë që publiku të çmendet pas saj. E veshur me një palë pantollona të shkurta dhe një look krejt ndryshe me flokë kaçurrel, Genta këtë vit do të kujtohet për sjelljet e reja që ka bërë për fansat e saj. E ndërsa ajo mundohet të bëjë ”striptiz” nëpër koncerte, këngëtarja tjetër Nora Istrefi si duket ka preferuar të nxjerrë pjesët intime në publik.
E veshur me një triko si forma e të brendshmeve por nga mbrapa e gjatë si dhe me një palë këpucë ”alla” Lady Gaga, Nora Istrefi ka dhënë spektakël në një koncert në qytetin e Pejës duke lënë gojëhapur të gjithë të pranishmit në atë pub, të cilët me shumë vëmendje kanë ndjekur performancën e këngëtares seksi. ”Zogu” i saj për pak sa nuk ka dhënë spektakël në atë mbrëmje, por pasi u postuan të gjitha fotot nga koncerti, këngëtarja kishte kërkuar që ajo foto të largohet nga facebook, por kjo gjë nuk i shpëtoi gazetës sonë.