e mërkurë, 1 gusht 2012

Çfarë ndodh nëse vdes interneti?

Po sikur i gjithë rrjeti global i komunikimit virtual të përmbyset një ditë? A është e mundur një gjë e tillë?

Një diskutim i tillë është ngritur gjatë një konference të posaçme që po zhvillohet këto ditë në Las Vegas, me pjesëmarrjen e ekspertëve të hakerave dhe atyre të qeverisë së SHBA-ve.

Momentin e krijimit të mundshëm të një black-out të internetit, ata e kanë cilësuar në fakt si “Dita e Gjykimit të Rrjetit”, raporton noa.al.

Duke shtuar se për t’i paraprirë asaj, patjetër që duhet parapërgatitur mbrojtja e rrjetit global.

Vetë eksperti i sigurisë kompjuterike, Paul F. Renda, ka deklaruar pasojat e mundshme të këtij skenari mund të dallohen përmes një softuari të dëmshëm, i cili do të përmbyste të gjithë rrjetin global.

Një virus i ngjashëm me "Fundin e Botës", e ka cilësuar ai.

I cili mund të ketë në fakt, karakteristikat biologjike të atyre viruseve që kanë të ngecur në trupin tonë dhe përhapen për një kohë të gjatë brenda tij, pa u vënë re. Njësoj mund të ndodhë edhe me kompjuterat në fakt.

Gjithsesi, ekspertët dhe vetë Paul F. Ben, konkluduan se megjithatë, një kolaps i plotë i rrjetit, aktualisht është e vështirë të arrihet.

E kjo, pasi fuqia e nevojshme për të realizuar një sulm të tillë është më e madhe se ajo që kanë momentalisht viruset kompjuterike.

Gjithsesi, eksperti amerikan beson se konceptimi i mundshëm i softuari të dëmshëm, do të çojë në një ngadalësim të konsiderueshëm të rrjetit.

Sipas tij, rreziku i vërtetë nuk do të jetë në fakt një ndërprerje e plotë e komunikimit përmes internetit, por një reduktim i ndjeshëm në shpejtësinë e tij, gjë e cila mund të çojë në vonesa serioze në fushën e komunikimit, dhe që mund të ndikojë në fshirjen e të dhënave