Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna është mjaft e kënaqur me suksesin e këngës “I Asaj”, e cila është përfolur mjaft për shkak të klipit provokativ.
Edhe pse ndoshta është kritikuar ose lavdëruar për guximin që ka pasur Tuna në realizimin e kësaj videoje, klikimet vazhdojnë të rriten gjithnjë e më shumë në YouTube.
Këngëtarja nga Maqedonia ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të lansojë edhe disa këngë dhe klipe të reja dhe se do të mundohet që edhe më tej të sjellë befasi për adhuruesit e saj.