Shkencëtarët kanë njoftuar se ekosistemi tokësor do të përjetojë një kolaps të plotë në vitin 2100. Kjo profeci apokaliptike nuk doli nga goja e ndonjë lideri të ndonjë sekti fanatik, e as nga mediat sensacionale apo filmat fantastiko-shkencorë. Kjo vjen nga revista serioze “Nature”, dhe nga një studim serioz. Teza është kjo: mjedisi, si pasojë e dëmeve që shkakton njeriu, deri në fund të shekullit do të arrijë në pikën pa kthim. Biosfera e Tokës i afrohet periudhës së tranzicionit nga një sezon në tjetrin. 22 studiues nga 15 organizata të ndryshme shkencore ndërkombëtare, paralajmërojnë ndryshimet e shpejta klimaterike dhe në humbjen e biodiversitetit.
Sipas studimit, së shpejti do të zhduket pothuajse gjysma e ndryshimeve klimaterike që kemi sot. Ajo do të zëvendësohet me ndryshime të reja të cilat asnjë organizëm i gjallë kurrë nuk i ka përjetuar ose shijuar. Ky ndryshim do të ndodhë shumë shpejt, duke e bërë të pamundur përshtatjen e specieve dhe të ekosistemeve.
Kjo nuk është ngjarja e parë kataklizmike e Tokës. Tashmë, në fakt, dihet se kanë ndodhur shtatë prej këtyre ndryshimeve: me Shpërthimim e Kambrianit 540 milionë vjet më parë, me pesë zhdukjet masive që shkatërruan rreth 90 për qind të jetës në Tokë dhe me kalimin në Epokën e Akullnajave para 12 mijë viteve.
Pra, ndryshimet që e presin Tokën janë të ngjashme me ato çfarë kanë ndodhur më herët. Reduktimi i sharrënajave korale si dhe fakti se Sahara para 5500 vitesh ishte fushë pjellore, janë dëshmi për këtë.
Shpëtimi i vetëm që mbetet është që të ndryshojmë zakonet dhe mënyrën e jetesës. 22 shkencëtarët që e kanë bërë këtë studim paralajmërojnë qeveritë që të marrin hapat e nevojshëm si masa parandaluese për shfaqjen e fatkeqësive.