Një fermer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkatërroi shtatë makina policie, pasi u kaloi përsipër me traktorin e tij.
Ngjarja ndodhi ditën e enjte në shtetin e Vermontit, kur 34-vjeçari Roger Pion, i dyshuar për zotërim droge, vendosi t’i shpëtonte ndjekjes së policisë me traktor.
Ai drejtoi mjetin drejt komisariatit të policisë, me vetëdije të plotë, duke shkatërruar makinat, në mënyrë që të shmangte ndjekjen e tij.
Më pas, fermeri u largua në drejtim të paditur, ndërsa policia lokale, për arsye të kuptueshme e kishte të pamundur ta gjurmonte.
Një dëshmitare, Rene Morris, përshkroi ngjarjen në një gazetë rajonale. “Nuk po u besoja dot syve, kur pashë se si traktori po shtypte një nga një makinat e rajonit të policisë. Nuk e kuptova çfarë po ndodhte. Fatmirësisht, nuk kishte njerëz në makinë, sepse do të kishin përfunduar shumë keq”.