Javë më parë në provincën Paktika në Afganistanin lindor, komandanti taliban Mohammad Ashan është paraqitur në një stacion policor me një urdhër arresti në duar, në të cilin gjendej fytyra e tij dhe ka kërkuar shpërblimin prej 100 dollarësh, ashtu siç premtohej në fotografi.
Autoritetet afgane e kanë arrestuar menjëherë, duke qenë se Ashan është i dyshuar për organizmin e së paku dy sulmeve mbi forcat afgane të sigurisë.
Kur forcat amerikane kishin ardhur për të konfirmuar nëse ishte vërtet Ashani, ata nuk kishin mundur të besonin.
“E pyetëm: ‘A je ti ky?’. Mohammad Ashan u përgjigj me një entuziazëm të jashtëzakonshëm: ‘Po, po, un jam! A mund ta marr shpërblimin tim tash?”, ka treguar për The Washington Post një përfaqësues i forcave amerikane, Matthew Baker.
Më pas, përmes skanimeve biometrike është treguar se bëhej fjalë për personin e vërtetë dhe ai është mbajtur në arrest.
Nuk ka komente:
Posto një koment