Një 20 vjeçar u arrestua këtë javë, pasi që dyshohet se ai ka vjedhur benzinën nga vetura e policisë, dhe atij i është dukur qesharake sa që ka postuar foton edhe në Facebook.
Në foto, ai shihet duke vjedhur benzinën nga vetura e policisë dhe e dashura e tij duke e fotografuar me telefon. Ai u akuzua për vjedhje të paligjshme dhe e kaloi natën në qeli, edhe pse ai pohonte se e gjitha ishte një shaka e vogël.
Ai pohoi se ishte duke shëtitur me të dashurën e tij dhe papritmas shikuan një veturë të policisë të parkuar matanë rrugës, aty ju erdhi ideja që të bëjnë një skenë qesharake kinse duke vjedhur benzinë nga vetura e policisë dhe pastaj e postuan foton në Facebook.
Pas publikimit të fotos, ai shikoi se fotografia është përhapur shumë dhe në fund përfundoi në duart e departamentit të policisë lokale. Pas lëshimit nga burgu, ku u vërtetua se e gjitha ishte një shaka, ai postoi një status në Facebook, duke thënë: “një foto në Facebook më dërgoi në burg. lol. megjithatë ishte shumë interesante.”
Nuk ka komente:
Posto një koment