Reperi i cili në stadiumin e Prishtinës i mblodhi as më pak e as më shumë, por 20 mijë shqiptar, njihet si ‘patriot’ ndërsa i thur vendit vargje dhe rima të kombinuar me bita!
Unikkatil gjithnjë është shquar për këngët e tij që e kanë përshkruar gjendjen shoqërore të shqiptarëve. Ai ka ‘nem e ka true’ në llogari të atyre që e kanë sjellë popullin në këtë ‘derexhe’, kurse tekstet e tij janë vlerësuar edhe nga shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare.
Pas koncertit të së dielës së kaluar në Prishtinë, Viktor Palokaj, i njohur më shumë si Unikkatil, vazhdon ta shijoj vendlindjen, duke e zgjatur pushimin para se të kthehet në Amerikë.
Së fundi ai ka qëndruar në kompleksin përkujtimor të Prekazit ku prehen eshtrat e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe të familjarëve të tij.
Unikkatil është kapur në një fotografi te varret e Jasharajve duke e mbajtur në dorë emblemën e UÇK-së.