Prishtinë, 23 korrik - Pasi që ka vizituar varrezat e dëshmorëve në Prekaz ku prehen eshtrat e familjes heroike te Adem Jasharit, Unikkatil ka bërë homazhe edhe të varri i presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Reperi i cili në stadiumin e Prishtinës i mblodhi as më pak e as më shumë, por 20 mijë shqiptar, njihet si ‘patriot’ ndërsa i thur vendit vargje dhe rima të kombinuar me bita!
Unikkatil, siç citon orainfo, gjithnjë është shquar për këngët e tij që e kanë përshkruar gjendjen shoqërore të shqiptarëve. Ai ka ‘nem e ka true’ në llogari të atyre që e kanë sjellë popullin në këtë ‘derexhe’, kurse tekstet e tij janë vlerësuar edhe nga shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare.