Perdoruesit e rrjetit shoqeror “Facebook” jane gjithmone e me te lodhur me reklamat e shumta qe vendosen ne faqe.
Nje anketim i nje kompanie te pavarur arriti ne perfundimin se 53% e perdoruesve mendojne se publikimet e sponsorizuara, faqet e rekomanduara dhe reklamat jane bere te tepruara dhe te merzitshme.
Sipas tyre, faqja eshte bere shume komerciale dhe kjo mund te rrezikoje ne te ardhmen edhe statusin e kompanise se Mark Zuckerberg si rrjeti shoqeror me popullor ne bote.
Lajmi vjen ne nje jave te konsideruar si nder me te keqijat ne historine e “Facebook”.
Kompania pritet te deklaroje humbje, ndersa do te raportoje bilancin per tremujorin e pare te vitit.
Nese do te ndodhe keshtu, kjo do te jete hera e pare ne historine e rrjetit shoqeror qe regjistrohen tre muaj me renien fitimesh.
Vendimi i debatueshem per te kuotuar kompanine ne burse ne maj gjithashtu rezultoi nje eksperiment i deshtuar, ndersa rrjeti humbi shume shpejt vleren e fryre te aksioneve te tij ne treg.
Ne sondazhin e kryer, 46% e perdoruesve shpreheshin gjithashtu kunder ndryshimeve te ndodhura se fundmi, me perfshirjen e “timeline” apo kronologjise jetesore si nje risi, ndersa vetem 39% duket se e kane pelqyer ndryshimet e reja te kryera ne sistemin e “chat”-imit ne rrjet. top-channel.