e enjte, 26 korrik 2012

Zbulohet lidhja më e re e Noizit me një vajzë adoleshente nga Prishtina (Foto)



Para disa javesh, reperi i njohur Noizy ndodhej në Prishtinë për të mbajtur një koncert me anëtarët e grupit OTR, nën masa të rrepta sigurie, për shkak të konfliktit ende të ndezur me grupin e njohur kosovar “Baba Stars”, me Getoar Selimin në krye. Por pavarësisht konflikteve të shumta me këta artistë nga Kosova, Noizy nuk i ka humbur kurrë fanset femra atje, sidomos ato adoleshente që bien kokë e këmbë brenda me të.






Kështu ka ndodhur pikërisht para disa ditësh, kur një vajzë nga Prishtina ka postuar në profilim e saj në facebook disa foto intime me Noizin, në një album të titulluar “Me zemrën time”. Nga komentet lihej të kuptohej se kjo vajzë që shihni në foto është e dashura aktuale e Noizit, i cili gjatë gjithë këtyre viteve të karrierës së tij si reper është komentuar vazhdimisht për marrëdhëniet e tij me femra. Por edhe kësaj here mbetet vetëm në dëshirën e vajzës që ta bëjë publike lidhjen me këngëtarin, pasi brenda pak minutave fotot janë zhdukur nga profili.



Burime pranë Noizit kanë pohuar se ai nuk ka aspak dëshirë që ta bëjë publike një gjë të tillë, për faktin se deri tani nuk ka pasur asnjë lidhje të qëndrueshme, për të cilën të mund të flasë vetë në faqet e shtypit rozë. Kjo pasi ai ka shumë fanse në Shqipëri e diasporë dhe kështu preferon ta jetojë jetën intime në fshehtësi, për të mos humbur vëmendjen e femrave që e adhurojnë dhe mblidhen në koncertet e tij.



Edhe pse ai u këndon shumë femrave, asnjëherë nuk ka pohuar se ka rënë në dashuri me ndonjë femër, për të cilën mund të flasë hapur. Nuk dihet shumë për këtë lidhje të re, me një vajzë që duket se s’i ka mbushur 20 vitet, gjithsesi do të shohim në daljet e tij të mëvonshme nëse do të shoqërohet me të, apo ka qenë thjesht një flirt. Para disa javësh, Noizy u komentua për një lidhje dashurie të krijuar me fituesen e “X Factor” Sheila Haxhiraj, të cilën e kishte përmendur në fillim si fanse të tij, ndërsa më vonë u pa ta shoqëronte në netët e spektaklit në sallë. Noizy nga ana e tij është përfolur gjithmonë për marrëdhënie të shumta me femra të njohura, edhe pse ai nuk ka pranuar të flasë për ndonjë lidhje konkrete.



Ashtu si të gjithë artistët që janë në treg, duket se dhe Noizit i intereson më shumë të prezantohet në publik me statusin “single”. Ndërkohë që duket se vajzat e Prishtinës janë të dhëna më shumë pas tij. Në koncertin e tij të fundit edhe pse u shfaq si armik i Getoar Selimit, kishte shumë femra që shtyheshin për të blerë bileta për ta parë nga afër. Veç këngëve dhe hiteve të tij, ai ka performuar edhe këngën e fundit, të cilën ua kishte dedikuar “Baba Stars”. Pasi ka performuar këngën e fundit, ai ka thënë se kjo këngë nuk është asgjë në krahasim me atë që “Baba Stars” i ka dedikuar atij, pra një album të plotë. Pas koncertit, Noizy ka filluar të ‘’çmendet’’ pas femrave në klub, ndërsa fotot ekskluzive nga kjo ngjarje, teksa disa femra ledhatohen me reperin duke iu ulur atij në prehër, u botuan ekluzivisht javën e kaluar te gazeta “Panorama”. Noizy është komentuar si reperi i vetëm që ka një jetë vërtet interesante. Ai është bërë baba shumë i ri, në Londër, pas një lidhjeje me një vajzë më të madhe në moshë, dhe është baba i vajzës me emrin Leandra.