e shtunë, 28 korrik 2012

Dokumentet britanike: UFO-t mund të vijnë në Tokë

Orët e fundit janë zbuluar dokumente që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes në Britaninë e Madhe në lidhje me ardhjen e UFO –ve në Tokë.
Arsyet e mundshme për një vizitë të dyshuar të jashtëtokësorëve në planetin tonë gjenden në studimet e teknologjisë ushtarakeshkencës, dhe, ajo çka është më e çuditshme: turizmi.

Pra, studimi i teknologjisë ushtarake, studimet shkencore dhe turizmi janë motivet e mundshme që UFO-t të vizitojnë planetin tonë. Dokumentacioni është mbajtur sekret për vite me rradhë dhe vetëm tani është publikuar nga Arkivat Kombëtare.

Në dokumentet janë paraqitur gjithashtu çështje specifike, ku një oficer britanik ka hyrë në kontakt të ngushtë me UFO-t. Emri i oficerit nuk bëhet i ditur, por përshkruhen mjetet me të cilat alienët do të udhëtojnë, mjete teknologjike shumë më të zhvilluara se të tonat.

Kjo temë nuk është e re në Angli, shumë shpesh raste të tilla janë diskutuar. Në veçanti Tony Blair ka treguar një interes të veçantë lidhur me këtë, në vitin 1998 ku miratoi një ligj që kërkonte të botoheshin dokumentet e poseduara nga qeveria. Së fundi sot gati 7000 faqet e dokumenteve janë të dukshme për të gjithë, pavarësisht se ufologjistët  të cilët punojnë për qeverinë kanë dekurajuar botime të tilla.

Tashmë shtrohet pyetja pse këto qenie aq të përparuara duan të arrijnë në Tokë? Por ajo që mbetet e fshehur në mister është interesi urgjent i Tony Blair, motori i vërtetë i këtij publikimi.