e shtunë, 28 korrik 2012

Horoskopi, 28 korrik 2012




Dashi
Influenca pozitive e Jupiterit do ndihet me se shumti ne jeten sentimentale. Bashkepunimi do te perforcohet dhe harmonia do te mbizoteroje. Nese jeni ende beqare, ky planet do iu krijoje shume raste per takime te rendesishme. Pranojini te gjitha ftesat dhe me vone vendosni pe rate qe iu pelqen me teper. Financat do jene te favorshme dhe do kryeni investime te medha.
Demi
Marredhenia ne cift do te thellohet edhe me teper gjate kesaj dite. Do tregoheni me te kuptueshem dhe do i shprehni te gjitha ato qe ndjeni. Beqaret do kene shume sukses me seksin tjeter. Ka mundesi qe disa te krijojne nje lidhje serioze dhe te shkojne deri ne martese. Financat do jene te stabilizuara dhe niveli juaj i jetes do te permiresohet. Shlyeni fillimisht borxhet.
Binjaket
Klima per ciftet nuk do jete aspak e qendrueshme. Do keni shume keqkuptime dhe mosmarreveshje. Mos e kundershtoni per gjithcka ate qe keni ne krah. Beqaret nuk duhet te genjehen nga aparenca dhe te lidhen me dike qe nuk ia vlen aspak. Njihini me mire personat qe do iu afrohen. Do shpenzoni jashtezakonisht shume sot. Kjo do e perkeqesoje ndjeshem buxhetin.
Gaforrja
Jeta sentimentale do iu sjelle shume gezim gjate kesaj dite. Te dy do e respektoni lirine dhe pavaresine e tjetrit dhe do kaloni momente shume te bukura. Edhe beqaret do kene nje nga ditet me te bukura, te mbushur me takime dhe emocione te medha. Merkuri do favorizoje financat dhe lojerat e fatit. Me ne fund buxheti do permiresohet dhe do shpenzoni pak me shume.
Luani
Marredhenia juaj me partnerin do jete me e qendrueshme sot. Dita do jete plot ngjyra dhe emocione. Lidhja me ne fund do te konsolidohet. Per beqaret priten takime pasiononte. Ata qe nuk po e duronin dot vetmine do jene me te lumturit. Plutoni do i dobesoje financat. Kujdes, gjeni nje menyre tjeter per t’ia dale mbane, mos merrni serish hua. Kerkoni ndihmen e familjareve.
Virgjeresha
Rralle hidhni hapin e pare pas nje zenke me partnerin, mirepo sot duhet ta beni me patjeter nese nuk doni qe lidhjes te kete probleme. Beqaret nga ana tjeter do vazhdojne me te njejtin status sepse nuk do mund ta gjejne dot personin qe kane enderruar. Sektori i financave do jete i qete. Buxheti do jete i qendrushem, por nuk keshillohet te behen shpenzime te pamenduara.
Peshorja
Edhe pse e doni mjaft partnerin, yjet keshillojne te mos ecni me sy mbyllur sot drejt pasionit. Merrini gjerat shtruar dhe mendojini mire ne menyre qe te mos ndesheni me probleme me vone. Venusi do i beje beqaret te enderrojne me shume sesa duhet. Nuk do e gjeni as sot dashurine e vertete, keshtu qe mos shpresoni kot. Financat nuk do jene pozitive. Ulni menjehere shpenzimet.
Akrepi
Do i shtoni dozat e imagjinates sot ne jeten tuaj ne cift dhe do perjetoni emocione me te medha. Nuk do kete asnje problem apo mosmarreveshje me partnerin. Per beqaret nuk do kete dashuri me shikim te pare, vecse flirte me shumice. Perfitoni nga keto te fundin per te kaluar disa momente te kendshme. Do tregoheni te arsyeshem dhe te kujdesshem me financat sot. Situata do jete e qenderueshme.
Shigjetari
Jupiteri do te influencoje sot ne jeten tuaj ne cift. Do jeni edhe me romantike dhe do i kushtini me shume vemendje atij qe keni ne krah. Beqaret do joshin pa pushim dhe ka shume gjasa te bejne per vete dike interesant. Mos merrni vendime te menjehershme por njihuni sa me mire me ate person. Ne planin financiar duhet te dyfishoni vigjilencen nese nuk doni te ngeleni pa asnje lek.
Bricjapi
Jeta sentimentale per ciftet do jete e mrekullueshme dhe do iu duket vetja si ne enderr. Shfrytezojeni diten deri ne sekonden e fundit. Beqaret do kene nje takim surprize por mjaft te rendesishem. Personin ne fjale nuk duhet ta humbni per asnje arsye. Financat nga ana tjeter do ndikohen negativisht. Do keni goxha fatura per te paguar dhe situata do nderlikohet edhe me teper.
Ujori
Nese keni nje lidhje prej shume kohesh planetet do sjellin disa turbullira sot. Beni shume kujdes mos e acaroni edhe me teper situaten me ato qe do thoni. Beqaret nuk duhet te marrin asnje vendim sot per te krijuar nje lidhje sepse mundesite nuk do jene te mira. Konfigurimi i yjeve do jete pozitiv per financat. Do keni rritje te konsiderueshme te buxhetit dhe do ndiheni te sigurt kur te shpenzoni.
Peshqit
Pergatisni ndonje surprize sot per partnerin tuaj ne menyre qe dita te jete me emocionuese. Do ia kaloni mire dhe do ndiheni te lumtur. Beqaret do kene nje dite te mbushur me fat dhe emocione. Takimet do jene te shumta dhe do krijoni nje lidhje me dike te vecante. Financat do influencohen pozitivisht nga planetet. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonje shpenzim me teper.