e diel, 22 korrik 2012

Adelina: “E refuzova Ezelin”, fansat e tallin në rrjetet sociale

Nuk ka nevojë t’i transfmormin gazetarët deklaratat e mia! Shkruajnë gjëra të pavërteta qe nuk janë të thëna nga unë në lidhje me Ezelin! Nuk është aspak e vërtetë ajo që shkruhet! E kam takuar një herë rastësisht dhe asnjë gjë tjetër, çka janë këto shkrime skandaloze…”, me këtë reagim e ka filluar ditën këngëtarja seksi Adelina Tahiri, e cila gjatë gjithë javës që kaloi është marre nëpër gojë gati nga çdo media, portal, forum si dhe nëpër rrjetet sociale. Shkas për këtë është berë një intervistë e saj dhënë para disa ditësh, ku këngëtarja Tahiri ka treguar se gjatë qëndrimit në Stamboll, në nje qendër tregtare ka pasur rastin të takojë aktorin turk Kenan I.Mirzalog, i njohur per shqiptarët me rolin e tij lë Ezelit në serialin me po të njëjtin emër. Këngëtarja me tej ne intervistë ka deklaruar se ai e ka pyetur mos ëshlë ruse, por kjo ia ka kthyer se është shqiptare nga Shkupi, ndersa ai i ka kërkuar numrin e kontaktit të cilin Adelina nuk ia ka dhënë! Gjatë garës në Dancing, ai vërtet kishte vizituar Shkupin për disa projekte me disa kompani turke, por që këto deklarata shqiptarët i kanë marrë si gënjeshtra dhe gjatë tërë javës nëpër rrjetet sociale sajonin fotografi dhe imazhe në të cilat përqeshej veprimi i këngëtares Adelina Tahiri.