Mbreti i repit shqiptar, Unikkatili, ashtu sic ishte paralajmeruar, ne menyre sensacionale performoi ne Peje, me saktesisht ne diskoteken Space Club.
Mijera adhurues, nga ane e mbane Kosova nuk kane mundur te besojne se Unikkatili do te performonte ne nje diskoteke, pasi nje gje te tille ai kurre nuk e ka bere me pare. Sidoqofte, Viktori jo vetem qe ishte pjese e koncertit te madh ne mbremjen ku performues kryesor ishin Elita 5, por lideri i TBA edhe kendoi disa kenge.
“Organizimi ishte i perkryer. Gjithcka shkoi si eshte me se miri. Sic e dini, Viktori nuk kendon neper diskoteka, por ne kemi arritur ta realizojme kete gje te pabeueshme, per shkak te njihemi familjarisht me familjen e Unikkatilit dhe ai nuk refuzoi te performonte, perkunder veshtiresive ne proces”.
“Kemi pasur shume telefonata diteve te fundit. Perpos atyre qe rezervonin vendin e tyre ne kete koncert madheshtor, kishte edhe prej tyre qe pyesnin se si eshte e mundur qe ai te preformoje ne Space Club pas koncertit te madh ne stadium ku ishin 20 mije persona. Ja qe ne e realizuam”.
“Ishte fantastike. Elita 5 u perkujdes per te pranishmit, por kur Unikkatili u ngjit ne skene, gjithcka u elektrizua. Nuk di si te shprehem per atmosferen, momentin ne te cilin Viktori filloi te performonte. Ai e ndau performancen e tij ne dy pjese. Ne fillim kendoi dy kenge dhe me pas ne pjesen e dyte kendoi edhe kater kenge te tjera, qe e ploteson performancen e tij”.
“Dua te falenderoj Viktorin per performancen e tij, ishte e jashtezakonshme. Ky eshte respekt per te gjithe njerezit ne Peje, jo vetem nga ana e reperit, por edhe nga ana jone, pasi jemi ne kete biznes qe 13 vjet dhe keto u kurorezuan me performancen e Unikkatilit”, ka deklaruar per Telegrafin pronari i Space Club, Adnani.
Koncerti i Unikkatilit ne Space Club u realizua pas performances se tij historike ne stadiumin e Prishtines, ku te pranishem ishin rreth 20 mije persona, ne ate qe u konsiderua koncerti me i madh mbajtur ndonjehere nga ndonje reper shqiptar.