1. Ndiqni këmbët e tij
Kur dikush i kryqëzon këmbët apo i mbështjell ato rreth karriges atëherë kjo mund të jetë një shenjë se ai po gënjen.

2. Pauzon para se të flet
Në qoftë se i parashtroni ndonjë pyetje direkte si “Ku ishe mbrëmë?” ose “A po më tradhton?” dhe nëse pas asaj vijon një pauzë apo nëse ai e përsërit pyetjen tuaja, atëherë ndoshta edhe e ka futur veten në sherr.

3. Duart në xhepa
Në qoftë se qëndron para jush dhe duart i ka të futura në xhepa, kjo shpreh shqetësimin e tij dhe mund të jetë shenjë se ai po fsheh diçka nga ju. Është e juaja që të zbuloni se çfarë është ajo.

4. Ngritje e supeve
Nëse ju thotë “mbrëmë dola me shokët e mi” dhe njëkohësisht ngre supet, është mirë që të hulumtoni pak më thellë se me kë ka qenë mbrëmë në të vërtetë. Ky gjest do të thotë se as ai vetë nuk e beson atë që e thotë.

5. Vazhdimisht përdor fjalët “por” dhe “ama”
Nëse fjalitë e tij nisin me “E di që mendon se kjo që do ta them është e çuditshme, por…” ose, “E di që nuk do t’më besosh, ama…” mundësia që gjëja e ardhshme që do ta thotë është gënjeshtër, është e madhe!

6. Ngul sytë në sytë e juaj
Nganjëherë, gënjeshtarët kanë aq dëshirë për t’ju bindur se nuk po gënjejnë, saqë do t’u shikojnë drejt në sy një kohë shumë të gjatë, duke u munduar t’ju dëshmojnë se nuk kanë asgjë për të fshehur.

7. Prek fytyrën derisa flet me ju
Ata që gënjejnë nuk do t’ju lejojnë që për një kohë më të gjatë të analizoni fytyrën dhe lëvizjet e tij. Prandaj, shpeshherë i afrojnë duart afër fytyrës me qëllim që t’i “bllokojë” fjalët që i dalin nga goja.

8. Nuk mundet ta përshtatë tregimin e tij
Vetëm personat të cilët kanë gënjyer për një ngjarje të caktuar janë të paaftë për ta përshtatur tregimin e tij, në qoftë se një komponentë e tregimit mungon. Pra, në qoftë se mundoheni që ta zbuloni të vërtetën dhe ai vazhdimisht përsërit gjërat të cilat veç më ua ka thënë, jini të sigurta se po ju gënjen