”E kisha të domosdoshme të reagoja në momentin kur emri im përfshihet në shkrime të ndryshme gjasme të argumentuara nga ‘burime të sigurta’. Çfarë ka të bëjë me Tunën, burim i vetëm dhe i sigurt, i vërtetuar 100% jam vetëm unë, Tuna! Përgënjeshtroj çdo informatë lidhur me inkuadrimin tim në labelin “Baba Stars”.
Me shumë respekt për anëtarët për punën që bëjnë për preferencat e tyre dhe mbështetjen e ofruar kohëve të fundit, mendoj se ky është momenti im ku jam solo në këtë lojë, siç isha në baticat dhe zbaticat e mia për të cilat jam e bindur se rrallëkush nga ju i dini. Prapa perdeve, buzëqeshjeve të mia, glamurit dhe paraqitjeve të fuqishme, ka pasur momente të vështira në të cilat njerëz të numëruar me gishta më kanë qëndruar afër. Atyre u mbetem mirënjohëse deri në frymën e fundit.
Një ndër ata është Big Bandu (Arbër Gjikolli) producenti të cilit ia besova projektin e ri dhe me të cilin mbetemi në këtë udhëtim vetëm. Në këtë betejë të egër dashuria ndaj punës dhe mbështetja juaj ka qenë arsyeja e vetme për të mbajtur kokën lart dhe ne së bashku e fituam këtë betejë, Tuna!”, thuhet në reagimin e këngëtares Sejdiu drejtuar mediave.