e martë, 28 gusht 2012

Rita Ora vuan nga .....?

Rita Ora ka një fobi shumë të veçantë, ajo tmerrohet secilën herë kur duhet të shkojë në tualet.
Këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe po ndërton karrierë të suksesshme në Britani, ka frikë se diçka e ligë fshihet nëpër gypat e tualetit, secilën herë që shkon atje.
“Gjithmonë kur shkoj në tualet më duket se diçka do të dalë nga poshtë. Kjo gjë më vjen kur mendoj se ai gyp duhet të fillojë nga diku dhe ndonjëherë mendoj, “Çka nëse diçka del nga tualeti’?”.
“Kjo është një prej gjërave që më frikëson. Gjithmonë sigurohem të ketë dritë kur shkoj në tualet”, ka thënë Rita për The Sun. /Telegrafi/