e shtunë, 1 shtator 2012
Rita, e trentë pas pites me spinaç (Interviste)
Këngëtarja jonë që jeton në Londër, Rita Ora, në një intervistë për mediumet britanike ka rrëfyer se si është jeta në Londër në sytë e saj, ndër vite, transmeton Indeksonline.
Ku jeton?
Kensington. Jam rritur në Portobello Road. Më pëlqen fakti se të gjithë atje njohin njëri - tjetrin dhe është një komunitet i vërtetë. Më pëlqejnë butikët e këndshëm dhe kafenetë.
Gjëja e parë që bën pasi arrin në shtëpi?
Dal për të pirë kafe me nënën dhe babanë në Coffee Plant në Portobello Road, për të biseduar për gjëra ditore.
Gjëja më romantike që dikush ka bërë për ty?
Ka rezervuar një dhomë hoteli dhe ka shpërndarë petale trëndafili kudo. Ishte në një kohë kur e kam pritur më së paku, prandaj ka qenë befasi e këndshme.
Vendi më i mirë për takimin e parë?
Pizza East Portobello.
Ushqimi më i mirë?
Më pëlqen të ha në pubin e babait tim, Queens Arms në Kilburn. Aty përgatisin pite tradicionale shqiptare me spinaq.
Kujtimi më i hershëm në Londër?
Loja në këndin e lojërave në Holland Park.
Gjëja më e mirë që të ka ndodhur në taksi?
I kam thënë një taksisti: "Hej! Kjo është kënga ime në radio!" Ai nuk më ka besuar.
Ku do të doje të jetoje në Londër?
Battersea Power Station, është ikonë dhe unë i dua tavanet e larta. Do të ishte shumë cool po të bëhej shtëpi.
Je ndjekur ndonjëherë nga polica?
Po, kishim një party në rrugë dhe askush nuk dëshironte të shkonte në shtëpi .
Çfarë koleksionon?
Atletet Nike Air Jordan trainers.
Kë e thërret për tu argëtuar?
Shoqet e mia, motrën time Elena, me të cilën jam shumë e lidhur.
Këshilla më e mirë që të është dhënë?
Nëna dhe babai më kanë thënë: "Ji vetvetja dhe e durueshme".
Cila kafshë do të doje të ishe?
Mace, kështu do të isha e llastuar.
Kush është heroi yt?
Nëna ime. Ajo është gruaja më e fuqishme që kam takuar ndonjëherë dhe është e mençur dhe e bukur po ashtu.