Rita Ora, “e zjarrtë” (Foto)
Rita Ora tashmë ka tre hite që kanë arritur në pozitën numër një në toplistat britanike dhe padyshim është mësuar të rrisë temperaturën me paraqitjet e saj dhe veshjet e zgjedhura. Ajo nuk zhgënjeu as me paraqitjen e saj të fundit, në nënshkrimin e albumit të saj debutues, gjë që tërhoqi vëmendjen e mediave. Këngëtarja u shfaq me një pamje joshëse, me veshje dy pjesëshe, me dizajn me flakë, punuar nga materiali PVC.