e hënë, 27 gusht 2012

iPhone i shpëton rënies nga 305 metra lartësi (VIDEO)



Krijuesi i aksesorit G-Form kënaqet me torturat testuese të pajisjeve iOS duke përdorur teknologjinë e tij. Videoja e tij më e fundit është padyshim mahnitëse të shikosh se si një iPhone i mbrojtur i mbijeton një rënie të lirë nga më shumë se 305 metra, shkruan portali teknologjik krokodili.com.
Parashutisti Gary Connery, i cili është parë kohën e fundit të hidhej me parashutë i maskuar si Mbretëresha në ceremoninë e hapjes të Lojërave Olimpike në Londër, vendosi të udhëtonte për në Zvicër me një grup parashutistësh të tjerë për të provuar mbrojtësen G-Form.
Parashutistët kishin mbrojtëse për iPhone-ët gjatë hedhjes për të nxjerrë video. Krejt papritur, një nga testuesit vendosi të lëshojë iPhone-in e tij nga një lartësi prej 305 m. Siç shihet edhe në video, iPhone-i ka regjistruar të gjithë rënien dhe përplasjen në tokë.
Telefoni i ka mbijetuar krejtësisht i padëmtuar. Connery ishte në gjendje të gjejë iPhone-in pas rënies dhe të bëjë një video të shpejtë me të.
Kjo është hera e parë që G-Form ka filmuar duke testuar teknologjinë e saj. Në fillimet e verës, kompania hodhi iPad-e të mbrojtur nga 35 metra mbi një parking.