e hënë, 14 janar 2013

Sulme hacker-ash, kërkohet çaktivizimi i Java-s

SHBA- Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare iu ka bërë thirrje përdoruesve të kompjuterëve, që të çaktivizojnë software Java, për të shmangur sulmet e mundshme të hacker-ave.

Paralajmërimi u lëshua, pasi ekspertët e sigurisë thanë se hacker-at kanë zbuluar mënyrat për të shfrytëzuar gjuhën e programimit Java, për të instaluar virusë, që do t'iu mundësonin atyre e të kryejnë krime të tilla si vjedhje të informacionit nga kompjuterët dhe vjedhje identiteti.

Java përdoret nga qindra miliona kompjuteë në mbarë botë, të cilët kanë qasje në internet. Departamenti i Emergjencave tha se raportet tregojnë se dobësia e Javas “është shfrytëzuar në mënyrë aktive” nga hakerët, dhe rekomandoi që Java të çaktivizohet në faqet e internetit, derisa të zgjidhet problemi. Pronari i Java-s, Oracle Corporation, deri më tani ka refuzuar të komentojë.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Nuk ka komente:

Posto një koment