Të gjithë e njohim tashmë “Facebook”-un dhe maninë e tmerrshme që ka
pushtuar njerëzit kundrejt tij… Por ndoshta jo të gjithë njohin një nga
risitë më të fundit… “Facebook”-u nga celulari! Tashmë është përhapur aq
shumë, sa në çdo moment ti mund të kuptosh ç’ndodh nga një klasë në
tjetrën pa lëvizur nga vendi fare. Statuset janë të shumta, por nuk
mungojnë as komentet dhe wall-post-et e bëra në çdo kohë…, ndonjëherë
(shumë rrallë :P) edhe në orë të mësimit. Unë vendosa pikërisht të jap
një paradite normale të “Facebook”-ut tim në lidhje me postimet e bëra
nga celulari.
Dita fillon me urime të thjeshta ose saktësime të vendndodhjes:
-Gjesi ppl!!! ^_^
-Goodmorning starshine! The earth says hello! :D
-x shkoll!
-Hajt marshi naj not t mir XDD?
Shpesh ora e parë e mësimit shoqërohet me dëshirën e pashmangshme për gjumë:
-Du gjum :/
-Mir që s’po na flihet fareee
-Gjum!!
Ndërsa ora e dytë (që në të shumtën e rasteve është orë shkencore), vjen me disa pasoja të çuditshme:
-Mir q spo trashemi q nmgjes :S
-Na u b mendja inteeeggrrallle... jemi t rinj m :S
-Aaaaaaaa kjo matematika........ Më çoi Skiç...
-@nklas :s
Orën
e tretë mua shpesh më pëlqen ta quaj “Ora e filozofisë”, kjo për vetë
faktin se nxënësit në një mënyrë të magjishme frymëzohen dhe kthehen në
filozofë të vërtetë:
-Ti lufton në mënyrë të madhërishme, po unë jam i Madh!
-Asgjë s’më ndalon të buzëqesh, n.q.se pretendon ta bësh më parë bëj diçka tj:ik vdis dhe rilind ;)
-Çdo
gjë shaje qysh tani, në sajë të 1 forcë të ashpër që shkund të fshehtën
forcë që prish dhe shkatërron çdo dashuri si kurdoherë me krenari të
sëmurë...pafund!
-N’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë, jo në sy të kaltër se bëhesh det i çmendur pendimi.
-Të pretendosh se je i dashuruar é mendjemadhësia më e madhe! (Nietzsche)
Gjatë
pushimit askush nuk e ka mendjen tek FB, prandaj na duhet të kalojmë
menjëherë tek ora e katërt. Ora e katërt paraqet larmishmërinë më të
madhe nga të gjitha orët e tjera:
-If Homework is work, when do I get Paid??? _ :D :D
-Pse s’duhet ta kemi emrin me xh në disa raste me pffff :p
-Të koklavitesh ndjesitë emocionale me atë që lexon... në botën e tekstit poetik :p
-Aaaa...sa bukur ka fol sot zysha e Sociologjisë... fjalë me vend dhe të vërteta... Respekte në max...për këtë zysh...
Ora
e pestë është ora e pesimizmit. Është ajo orë kur t’i mendon se nuk do
të dalësh më kurrë nga ato katër muret e klasës dhe do qëndrosh aty
përgjithmonë. Kjo reflektohet shumë qartë edhe në statuset e nxënësve
tanë të dashur:
-Mir qe spo bëhem derrr..-.-
-Sjenaa x Shkoll nee !!!!!
-Pse nuk duhej të ishte e premte sot :((
-llashje :S
-kjo shkolla po më kushtëzon ekzistencën eee
Ndërsa
ora e gjashtë është ora e urisë. Po, po, “Ora e urisë”! Të gjithë
stomakët së bashku bëjnë një demonstratë të heshtur që mësueset rrallë e
dëgjojnë. Por edhe ora e lutjeve ndaj Maksit që në ato momente është
shpëtimi ynë i vetëm:
-Më hahet buuuk !
-Trupi im ka nevojë për ushqim:@
-Buk! Buk! BUk! BUK! BUKKK!!!
-Ah mor Maks!!!
-Bjeri mor të shkretës :@
Tashmë
zilja ra dhe ne u liruam nga ‘zinxhirët’… Por fatkeqësisht kjo nuk
ndodh për klasat e 11 që duhet të mbajnë mbi supe edhe një orë tjetër,
gogolin e quajtur ORA E SHTATË!!!
-Kjo ora 7 nuk shtyhet... Du buk :’(
-Me enxhin po pim pepsi. fiz avaná hahahaha.
-Ora 7 ësht bër e besdishme përfundimish
Të
rriturve kjo dëshira jonë për të qëndruar në “Facebook” u duket e
pakuptimtë, e megjithatë unë e shpjegoj këtë dëshirë lidhur me dëshirën
më të madhe që ka shoqëruar brezat me radhë (sidomos të rinjtë). Dëshira
për të shprehur lirisht mendimin. Është ajo liri e shtrenjtë, që ditëve
tona gjen zbatim tek rrjetet sociale. Prandaj mua nuk më duket aspak e
çuditshme kënaqësia që ndjen një brez në shfaqjen hapur të ideve dhe
mendimeve të tyre, në çdo kohë e në çdo vend.
Së fundmi do të doja
t’u kërkoja ndjesë mësueseve të letërsisë, të cilat do të skandalizohen
nga gabimet tona drejtshkrimore... Sorry zysha... Por shkrimi im nuk do
të kishte të njëjtin efekt në qoftë se unë do të kisha ndryshuar
mendimet e miqve të mi, sepse ky quhet censurim, dhe neve nuk na pëlqen
censurimi... Në fund të fundit ky është “Kodi” ynë. Gjithashtu do të
doja t’u kërkoja ndjesë miqve të mi, të cilëve u kam “vjedhur” statuset,
por e kam bërë për arsye fisnike. Mendova të vendosja dhe emrat, por
privatësia e personit është më e rëndësishme. Për ta mbyllur, do të doja
të falenderoja lexuesit e shkrimit tim. Faleminderit për kohën dhe
durimin tuaj.
Ora 1
Gjatë orës së parë, në statuset e gjimnazistëve mbizotëron dëshira për të fjetur gjumë
Ora 2
Ora
e dytë (që në të shumtën e rasteve është orë shkencore), vjen me disa
pasoja të çuditshme si psh: ç’u trashëm, Aaaaaaaa kjo matematika........
Më çoi Skiç...
Ora 3
Orën e tretë, mua shpesh më pëlqen ta quaj
“Ora e filozofisë”, kjo për vetë faktin se nxënësit në një mënyrë të
magjishme frymëzohen dhe kthehen në filozofë të vërtetë
Ora 4
Ora e katërt paraqet larmishmërinë më të madhe nga të gjitha orët e tjera
Ora 5
Ora
e pestë është ora e pesimizmit. Është ajo orë kur ti mendon se nuk do
të dalësh më kurrë nga ato katër muret e klasës dhe do qëndrosh aty
përgjithmonë. Kjo reflektohet shumë qartë edhe në statuset e nxënësve
tanë të dashur
Ora 6
Ora e gjashtë është ora e urisë. Po, po,
“Ora e urisë”! Të gjithë stomakët së bashku bëjnë një demonstratë të
heshtur që mësueset rrallë e dëgjojnë. Por edhe ora e lutjeve ndaj
Maksit, që në ato momente është shpëtimi ynë i vetëm
Ora 7
Fatkeqësisht,
me orën e gjashtë nuk marrin fund vuajtjet për klasat e 11-ta që duhet
të mbajnë mbi supe edhe një orë tjetër, gogolin e quajtur ORA E SHTATË
Nuk ka komente:
Posto një koment