
Ustaran i ka thënë faqes ZDNet se rregulloret që frenojnë mundësinëë e kompanive si Facebook për të mbledhur, analizuar, dhe shitur të dhënat personale të përdoruesve të tyre do të rezultojnë në veprime të cilat do t’i shtyejnë ato kompani të braktisin modelet e biznesit të mbështetura në reklama dhe të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së pagesave nga përdoruesit.
Në deklaratën e tij, Ustaran u shpreh “Në qoftë se ofruesit e këtyre shërbimeve nuk janë në gjendje të përdorin të dhënat tuaja në mënyra të cilat janë të dobishme për qëllime reklamimi, atëherë përdoruesi duhet të zgjedh nëse do të paguajë për shërbimin, ose ta ndërpres përdorimin e tij”.
Drejtuesja e Facebook për Politikat e BE-së në Bruksel, Erika Mann alarmoi për kujdes, duke thënë:
“Ne jemi të shqetësuar lidhur me disa aspekte të raportit të cilat nuk e mbështesin lulëzimin e një tregu të vetëm evropian digjital dhe realitetin e inovacionit në internet, e cila është pashmangshmërisht globale në natyrën e saj, dhe e cila përfshin partnerë të rëndësishëm si SHBA’të. Në javët e ardhshme, ne do t’i shqyrtojmë me kujdes këto propozime”.
Nuk ka komente:
Posto një koment