Këngëtarja Altuna Sejdiu, mes koncerteve të shumta verore, të dielën performoi në koncertin festiv në nder të 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit.
Në koncertin e mbajtur në kalanë e qytetit ishin ftuar shumë këngëtarë shqiptar, mes tyre edhe Tuna, paraqitja e së cilës u komentua mjaft, jo vetëm për këngët e interpretuara.
Përveç koreografisë së përgatitur, Tuna bëri një lëvizje jo aq të këndshme, duke ngritur gishtin e mesëm gjatë performancës së saj.
Fotografinë e realizuar nga ky çast, ajo e publikoi në rrjetet sociale, me mbishkrimin: “Gishtin e mesëm për të gjithë ata që më urrejnë”. (Middle finger to the haters #Salute)