Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar një urim presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Ramazani është periudha që familjet dhe bashkësitë të përjetojnë kënaqësitë e traditës, duke u mbledhur së bashku në reflektim, adhurim dhe shërbesë.Andaj, në emër të popullit Amerikan, po ju përcjell dëshirat më të mira, në kohën kur ju dhe populli juaj feston Fitër Bajramin”, thuhet në urim.
“Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë të ripërtëritjes dhe përbashkimit me njëri-tjetrin. Uroj që ju dhe populli juaj të përjetoni paqe, shëndet dhe prosperitet gjatë vitit të ardhshëm”, thuhet në urimin e presidentit amerikan.