Ka hyrë furishëm në skenën muzikore dhe tashmë ambiciet i janë shtuar. Dafina Rexhepi, tashmë pas shumë sukseseve të shënuara me këngë hite, ka plane më të mëdha.
Në një bisedë me “Reporteri.net”, Dafina thotë se tani për tani nuk e ka ndarë mendjen për pushime, pasi mendon se është koha të punojë shumë.
“Njëherë s’ka pushime vetëm punë”, ka thënë ajo, gjersa ka zbuluar se deri në fund të vitit do të dalë më tri këngë. “Deri në Vitin e Ri do të jenë edhe tri këngë, një do të jetë anglisht dhe dy të tjera në shqip”, ka treguar ajo.
Por planet e saja nuk janë vetëm kaq. Meqë jeton në Suedi, ajo synon t’i hyjë tregut ndërkombëtar.
“Kam kontakte me këngëtarë të huaj dhe jam duke planifikuar të nxjerr një album për tregun jashtë Kosovës”, ka rrëfyer Dafina, e cila shprehet se këtë verë i ka shkuar mirë me koncerte të shumta. Ajo shpreh një falënderim për familjen dhe këngëtarin e producentin Genc Prelvukaj për mbështetjen që ia kanë dhënë deri tash. Dafina duket se gjënë kohë edhe për argëtim dhe klubi i saj i preferuar në Prishtinë është Duplex. E kur ka punë në internet edhe ajo ia bën shpesh si shumëkush: E vjedh wirelessin