Pop ylli shqiptar, Rita Ora, ka zgjedhur që të festojë një rekord të veçantë në karierën e saj me asnjë tjetër pos me rekorderin dhe legjendën e vrapimeve në atletikë, Usain Bolt.
Rita ishte pjesë e emisionit të Jonathan Ross në Londër, ku të pranishëm ishin edhe fytyra prominente si Jessica Ennis, Tom Daley, Kelly Brook, Colin Farrell dhe Usain Bolt.
“Një milion ndjekës në Twitter...me kë më mirë se me zotëri Bolt. Legjenda”, ka shkruar Rita në rrjetin socila duke i bashkangjitur dhe foton.
Përveç shoqërimit me Bolt, Rita është komentuar shumë nga mediat britanike edhe për fustanin e gjelbër që kishte zgjedhur të vishte e që vinte në pah figurën e saj joshëse.