Është duke ecur me hapa të sigurt drejt arritjes së statusit që e ka bashkëkombësja e saj Gisele Bunchen, por edhe shumë bukuroshe tjera braziliane në botën e modës, ndërsa Shalana Santana përveç që magjeps me bukuri, ajo nuk ka problem që të flasë edhe për lidhjen intime.
Kjo bukuroshe me pamje ekzotike, tashmë ka zbuluar ballinat e shumë revistave të njohura në botë, ndërsa gjatë intervistës së fundit me revistën braziliane “Otto”, ajo më shumë ka folur për seksin dhe tipin e meshkujve që i preferon, duke potencuar se meshkujt problematik janë ata që nuk mund t;ju rezistojë.
“Nuk i dua ata meshkuj që janë të butë dhe mundohen të sillen mirë me mua. Nuk jam një tip i femrës që i pëlqen gjëra të tilla si trëndafila apo parfume. Dua që një mashkull të jetë vërtetë mashkull dhe të tregoj anën e tij burrërore në të gjitha rastet, e sidomos në shtrat. Prandaj unë i preferoj djemtë që kanë stil të egër dhe dinë çfarë të kërkojnë nga një femër dhe atë e arrijnë edhe paksa me forcë”, është shprehur Shalana. Edhe për veten ka deklaruar se është një femër me imagjinatë të shfrenuar dhe për të nuk ka ndonjë kufi kur ka të bëj me seksin. Çfarë të themi tjetër, përveç lum ai që do të jetë i dashuri i saj.