e premte, 17 gusht 2012

Ja kush ka qënë i dashuri me shikim të parë i Rita Orës (FOTO)


Aktualisht ajo po del me Rob Kardashian, por ai nuk është i vetmi person i famshëm me të cilin Rita Ora ka pasur një histori dashurie.
Këngëtarja 21 vjeçare ka zbuluar se ka dalë dikur me Bruno Mars duke thënë se ajo ishte dashuri me shikim të parë.
Këngëtarja ka folur për revistën gjermane Bravo, ku ka rrëfyer historinë e tyre.
“Ishte dashuri me shikim të parë, një eksperiencë e madhe. U takuam në vitin 2009, unë isha 18 vjeçe. Bruno po ashtu nuk ishte i njohur në atë kohë. Ai ishte një autor tekstesh, që ishte punësuar për të shkruar tekste për mua. Mendova se ai ishte djaloshi më i mirë në botë,” tha Rita Ora.
Ajo thotë se kaluan kohë të mrekullueshme bashkë, por në momentin që u bënë të famshëm, rrugët e tyre u ndanë.

“I dhamë fund vitin që shkoi. Por kemi mbetur të afërt,” thotë Rita Ora.