e enjte, 16 gusht 2012

Linda Halimi nxjerr gjoksin në shesh

Me mendje apo pa mendje, ajo ka nxjerrë gjoksin jashtë gjatë prezantimit të pamjes më të re, ku ka filluar të bëhet një bionde seksi. Kështu siç e prezantojmë, duket pamja më e re e këngëtares së njohur kosovare, Linda Halimi, e cila dita-ditës përpiqet të promovojë veten përmes Facebook-ut, si mënyra më e mirë e marketingut, për të shprehur atë që dëshiron. Foto me të dashurin pa fund, nëpër evente e mbrëmje muzikore, por pa munguar edhe fotot ku këngëtarja shihet vetëm. Ditën e martë, Linda ka prezantuar pamjen e saj të re, si dhe ndryshimin e look-ut, duke treguar se do të rikthehet tashmë si bionde e duke abandonuar ngjyrat tjera, me të cilat ka eksperimentuar disa herë. Por, ne gjetkë e kemi pasur mendjen, jo tek leshrat e saj të verdhë. Gjoksi i saj ka nxjerrë kokën nga këmisha e këngëtares dhe dashamirës të saj e kanë këshilluar që ta largojë nga profili atë foto./Panorama