e diel, 19 gusht 2012

Rita Ora në Tiranë për 100 vjetorin e Pavarësisë!?

Tiranë, 19 gusht - Është një prej artisteve të reja më të suksesshme në të gjithë botën për momentin. Rita Ora, shqiptarja nga Kosova e cila ka qëndruar në krye të klasifikimeve muzikore në Britaninë e Madhe dhe Amerikë  ka folur disa herë për koncerte të saj të mundshme në Kosovë apo Shqipëri.

Dëshira duket të jetë e madhe, por mundësitë dhe agjenda e saj duke se po e pengojnë.

Megjithatë, gjatë një bashkëbisedimi me fansat e saj në internet, pyetjes se a ka ndërmend ajo të vizitojë Shqipërinë, me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Ora i është përgjigjur kështu: Kjo është shumë e rëndësishme për mua, por do të mbetet një surprizë!