e premte, 24 gusht 2012

Al Pacino gjak shqiptar, origjinën nga .....


TIRANE-Aktori i famshëm Al Pacino ka origjinë shqiptare. Duke ju referuar faqes “online”, wiki.answers, që përgjigjet saktë në çdo pyetje që i bëhet, nëse bën pyetjen, ‘Al Pacino a ka origjinë shqiptare?’, përgjigja që merr është:
Alfonso Pacino është shqiptar. Famija e tij është me origjinë nga Kruja, qytet në qendër të Shqipërisë. Qindra e mijëra shqiptarë lanë Shqipërinë mes viteve 1571 – 1912, për t’i shpëtuar ofensivave të perandorisë Osmane të asaj kohe. Ishin kryesisht katolikët shqiptarë. Një shifër e përafërt e shqiptarëve që lëshuan Shqipërinë është 1.2 milionë. Mbiemri Pacino në shqip është Pacini. Emri i plotë në shqip i aktorit me famë botërore është Alfons Pacini.
Qeveria italiane e asaj kohe detyroi shqiptarët e ardhur në Itali që të jetojnë në Jugun e Italisë, në rajonet e Kalabrisë, Puljas, Aleksandrisë, Sicilisë dhe Napolit, në periudhën e viteve 1621 – 1913 të përshtasin emrat dhe mbiemrat. Prandaj, emrat e komunitetit shqiptar që jetuan në Jugun e Italisë u ndryshuan në mënyrë që Italia të jetë e bashkuar në një, pa dallime etnike.
Shumë familje ndryshuan mbiemrat e tyre duke shtuar “O” në fund ose duke ndryshuar rrënjësisht mbiemrat e tyre, nga shqiptarë në italianë. Të dhënat në Shqipëri tregojnë se më 23 Tetor 1801, 203 shqiptarë nga rajoni i Pac, Krujë, lëshuan Shqipërinë nga porti i Durrësit për të marrë rrugë drejt Jugut të Italisë.