Pas Ledrit, është Noga ai që lë muzikën për shkaqe familjare dhe për shkaqe të shkollimit, pas një karriere mjaft kontraverse, e cila u shoqëruar me hite dhe me polemika të shumta mbi talentin e tij në ‘beatbox.
“Kam vendosur të heq dorë nga muzika. Këtë po e bëj për hir të familjes time dhe më së shumti për hirë të vetvetes. Dua të vazhdoj shkollimin, pasi e kam ëndërr të bëhem një farmacist dhe biznesmen i suksesshëm, ashtu sikurse babai im. Është ai i cili më ka inspirur që të largohem nga muzika, për t’u larguar kështu dhe nga syri i mediave dhe nga syri i publikut”.
“Falënderoj të gjithë bashkpunëtorët e mi të cilët më kanë përkrahur në karrierën time të deritanishme, e cila ishte mjaft e vështirë. Unë po largohem dhe nuk e kam ndërmend të kthehem, pasi më presin angazhime tjera jetësore dhe familjare tani e tutje”, ka deklaruar Noga.
Largimi i Nogës vjen pas një karriere trivjeçare relativisht të suksesshme, me disa hite dhe shumë videoklipe. Ai njihet për këngët “Souljah”, “Tequila Vava” dhe “Këtë Natë”. /Telegrafi/