Një nga vdekjet më të çuditshme masive është vdekja e 11 lojtarëve të
një skuadre futbolli në Republikën Demokratike të Kongos kur një
vetëtimë ra mu në mes të fushës.
Ndërkohë që binte shi dhe moti dukej se po përkeqësohej po zhvillohej
ndeshja mes Bena Tshadi dhe skuadrës vizitore Basanga në lindje të
provincës së Kasai-t. Pikërisht kur tabela shënonte rezultatin 1 me 1
një vetëtimë goditi mu në mes të fushës. 11 lojtarët e skuadrës vizitore
vdiqën të gjithë.
30 njerëz të tjerë pësuan dëmtime, sidomos djegie, ndërsa asnjë nga
lojtarët e skuadrës vendase nuk pësoi as dëmtimin më të vogël.
Nuk ka komente:
Posto një koment