Këngëtarja së fundmi u spekulua se është në lidhje me Rob Kardashian, por në një intervistë për revistën Rollacoaster, Rita ka këmbëngulur se ata janë vetëm miq të mirë.
Krijuesja e hitit “R.I.P” ka zbuluar se tani është pa të dashur në jetën e saj, por dyshon se mund të krijojë një marrëdhënie të suksesshme dashurie, për shkak të agjendës së ngjeshur.
“Jam aq e vetmuar. Unë thjesht dua të krijoj një lidhje dashurie... tani për tani, nuk do të ishte e drejt të jem në një lidhje. Unë nuk kam farë kohë për këto gjëra – nuk dua t’ia bëj një gjë të tillë dikujt që do të më dashuronte”, ka deklaruar Rita.
Nuk ka komente:
Posto një koment