Ajo ka xhiruar tek ‘NEW BORN’ dhe aty është pritur nga qindra fansa të saj ë cilët e kanë përshëndetur atë.
Edhe Rita është treguar shumë e afërt me ta duke i përshëndetur.
Madje Rita Ora thoshte se tani do qajë nga emocionet kur shihte ata qindra fansa, të cilët e kishin pritur aty për rreth 2 orë.
Rita u kërkoi falje për vonesën duke thënë se është dashur të përgaditet për videoklip.
“I kom la flokt, i kom ly buzt, jom përkujdes për fytyrë” ishin këto arsyet e Ritës për vonesë.
Megjithatë pak kujt i interesonte vonesa e saj kur shihte atë duke qeshur e duke kërcyer mbi shkronjat e “NEW BORN”
Rita ka xhiruar 3 herë të njejtën këngë për tu siguruar që gjithçka do jetë perfekte. Ajo gjatë gjithë kohës ka qëndruar mbi shkronjën "E".
Shtypi Dites sjell edhe një xhirim te shpërndare nga "Perrallë me tupan".
Nuk ka komente:
Posto një koment