E diela ka qenë një ditë super e ngarkuar për Rita Orën. Pasi ka bërë pak qejf në një klub nate, mëngjesi i së dielës e ka gjetur atë përsëri duke xhiruar. Në orët e mbrëmjes, të dielën, ajo është kthyer në hotel për të realizuar një takim të shkurtër me ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi, i cili e ka pritur goxha gjatë atë. Më pas Rita ka dalë në një konferencë për media nga ku ka treguar se po planifikon të mbajë një koncert në Prishtinë.
Nuk ka komente:
Posto një koment