e hënë, 10 shtator 2012

Rita Ora: Si ndjehem në Kosovë


Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ka njoftuar se ka përfunduar xhirimet e klipit të saj në Kosovë dhe se nuk e ka ftuar Presidentja Atifete Jahjaga për koncert, por ka ide që të bëjë një koncert.

Ajo gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, të dielën pasdite u takua edhe me ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi, për të cilin nuk kishte ditur që është këngëtar.

Ajo tha që po ndihet mirë që është në Kosovë së bashku me bashkëpunëtorët e saj për kripin, ku fëmijët dhe të tjerët e kanë bërë të duket shumë më mirë.

“Jam kënaq, nuk dijë si të tregoj që jam gëzuar që videoklipi është përfunduar. Më falni që nuk dijë shqip fatkeqësisht, por do të provojë. Faleminderit që keni ardhur dhe shpresoj që t’iu pëlqejë kur të dal”, ka thënë ajo.

Ajo tregoi si bashkëpunëtorët e saj janë çuditur kur ka treguar që klipin do ta realizojë në Kosovë, por tash të gjithë e pëlqejnë, si qytetarët që janë këtu , po ashtu edhe ushqimin.

“Kam vendos ta bëjë klipin në Prishtinë, sepse jam lind në Prishtinë, kam familjen këtu dhe gjithmonë kam deshtë të shoh bukuritë që ka Kosova”, ka thënë ajo, citon Kosovapress.

Kurse, e pyetur për lidhjen e saj më vëllain e Kim Kardeshian, Rita tha se për momentin është singel, por e rrethuar me shoqëri, prej tyre edhe meshkuj.

Ajo nuk ka marr ftesë as për festën e 28 Nëntorit nga Shqipëria, por thotë që nëse ka mundësi do të jetë prezent në Shqipëri.

Nuk ka komente:

Posto një koment