ELBASAN – Një ceremoni martesore është kthyer në një tragjedi, pasditen e sotme në Elbasan. Burime nga policia bëjnë të ditur se një person është vrarë me thikë, gjatë një dasme në fshatin Jagodinë të Elbasanit.
Mësohet se viktima është 56-vjeçari Pëllumb Beleku nga Cerma e Lushnjës, ndërkohë që autori i ngjarjes dyshohet fqinji i të zotit të dasmës, Blerim Esja.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive banale mes dasmorëve, teksa ishin nën efektin e alkoolit.
Në përpjekje për të ndarë autorin dhe viktimën, kanë mbetur të plagosur edhe dy dasmorë të tjerë, Mariglen dhe Edmond Dushku. Ata janë transportuar në spitalin rajonal, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia dhe rrethoi një banesë në fshat, ku mendohet se është fshehur autori i ngjarjes.
Nuk ka komente:
Posto një koment