(E plotësuar) Këngëtarja Rita Ora sot është duke i vazhduar xhirimet e saja për klipin e ri, përmes së cilit ajo ka qëllim të promovojë vendin tonë nëpër botë.
Madje ajo nuk po mjaftohet vetëm me pamje nga vendi, por ka xhiruar pjesë edhe me flamurin e Kosovës, të cilin e mbanë të lidhur në qafë, gjë që edhe njëherë dëshmoi dashurinë dhe kujdesin e saj ndaj popullit dhe vendit të vet..
Qëllimin e saj Rita e ka konfirmuar edhe në takimin që ka pas sot me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi. Gjatë këtij takimi Rita ka thënë se dëshiron që botës t’ia shfaq në anë të bukur të vendit të saj. Rita Ora ka shprehur falënderime të veçanta për ministrin për kujdesin e vazhdueshëm që ka treguar ndaj saj.
ër qëndrimin e saj në vendlindje kanë shkruar edhe mediat prestigjioze amerikane.
Në njërën prej tyre shkruhej:
“Këngëtarja senzacionale Rita Ora tashmë ka arritur sukses në shumë vend të botës me hitet e saja të deritanishme. Por ajo ka vendosur të kthehet mbrapa, aty ku ka lindur, në Kosovë, për të regjistruar videoklipin e saj të ri. Rita ka lindur në kryeqytetin e Kosovës, (që dikur njihej si Jugosllavi) dhe është zhvendosur në Britaninë e Madhe kur ishte vetëm një vjeçare”.
Kënga të cilës po i punohet klipi, është “Shine your light”, këngë kjo që bënë pjesë në albumin e saj të parë, ORA.
Nuk ka komente:
Posto një koment